Letersi

“Mund të shkruaj vargje” … nga Pablo Neruda

Mund të shkruaj vargjet më të trishta sonte.

Të shkruaj, për shembull: “Nata është me yje,

Dhe dridhen, yjet blu, në largësi”

Era e natës vërtitet në qiell dhe këndon.

Mund të shkruaj vargjet më të trishtuara sonte.

E doja shumë, dhe ndonjëherë edhe ajo më donte shumë.

Në netët si kjo e mbaja në krahët e mi.

E puthja shumë herë nën qiellën e pafundëm.

Ajo më donte dhe ndonjëherë, edhe unë e doja.

Si mund të mos i duash sytë e saj të mëdhenj.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të mendoj që nuk e kam. Të pikëllohem që e humba.

Të dëgjoj natën e madhe, që më e madhe është pa të.

Dhe era bie mbi shpirtin tim, si vesa mbi bar.

Pak rëndësi ka që dashurinë time nuk e ruajta dot.

Nata është me yje dhe ajo nuk është me mua.

Në largësi dikush këndon. Në largëri.

Shpirti im nuk kënaqet që e kam humbur.

Si për t’iu afruar, vështrimi im e kërkon.

Zemra ime e kërkon, dhe ajo nuk është me mua.

Në të njëjtën natë që zbardh po të njëjtat pemë.

Ne, të atëhershmit, nuk jemi më të njëjtët.

Nuk e dashuroj më, sigurisht, por kur e doja.

Zëri im kërkonte erën për të prekur dëgjimin e saj.

Do të jetë e dikujt tjetër. Siç ishte dikur e puthjeve të mia.

Zëri i saj, trupi i saj i qartë. Sytë e saj të pafundëm.

Nuk e dashuroj më, sigurisht, por ndoshta e dashuroj.

Eshtë kaq e shkurtër dashuria dhe kaq e gjatë harresa.

Sepse në netët si kjo e mbaja në krahët e mi,

Shpirti im nuk pranon të dorëzohet që e ka humbur.

Ndonëse kjo është dhimbja e fundit që ajo më shkakton,

Dhe këto janë vargjet e fundit që unë shkruaj.

bota.al

Leave a Reply

Back to top button