Bota

NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse preket një centimetër i aleatëve tanë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jenes Stoltenberg, ka folur pas samitit të NATO-s për situatën në Ukrainë.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të mbrojnë të gjithë aleatët e NATO-s në rast nevoje, ndërsa shtoi se Putin ka shkelur çdo akt e marrëveshje që ka pasur me aleancën.

“Duam ti dërgojmë mesazh të qartë Rusisë sa i përket sulmeve të tjera. Shpresojmë të mos na krijohen situata akoma dhe më të rrezikshme. Kjo është kriza më e fortë në Evropë e sigurisë prej dekadash. Ndaj po vendosim forca ajrore në mënyrë që të parandalojmë keqkuptime dhe për këtë kemi rënë dakord 30 aleatët e NATO-s. Jemi të shqetësuar për luftimet në Ukrainë. Kemi parë edhe një retorikë shumë kërcënuese nga ana e Rusisë, kjo është përtej Ukrainës në fakt, sepse ata janë duke e çuar përtej Ukrainës këtë situatë. Duhet ta marrim shumë seriozisht situatën, ndaj po marrim masat e nevojshme për të parandaluar diçka të mundshme.

Bëhet fjalë për mijëra trupa, për mundësi detare, ajrore. Të gjithë këto janë pjesë e masave tona, do të kemi shumë aeroplanë që do të dërgohen te aleatët. Disa aletatët kanë kërkuar trupa shtesë. Nuk po e çojmë të gjithë forcën tonë, por një pjesë të saj. Po dërgojmë elementë për ta theksuar, po dërgojmë disa elementë të caktuar, jo gjithçka, por e kemi aktivizuar planin e mbrojtjes dhe kjo gjë do të vijojë duke parë edhe situatën në vijim. Gjithçka është përkeqësuar edhe më shumë me këtë akt mes Rusisë dhe NATO-s. Rusia nuk ka respektuar aspak aktin e nënshkruar mes NATO-s dhe Rusisë. Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë konflikt dhe ky është realiteti. Kjo është një mënyrë flagrante e shkeljes së aktit themelues NATO-Rusi. Trupat ruse po lëvizin drejt Kievit, duhan të ndryshojnë qeverinë. Është një situatë e pa parashikuar. Ushtria ukrainase dhe forcat ukrainase po tregojnë guxim e kurajo duke i rezistuar trupave ruse. Sa i përket bisedimeve me qeverinë ukrainase dhe ruse, kjo i takon ta vendosi qeveria ukrainase se çfarë do të bëj më tej. Ne na intereson që Rusia të ndalojë sulmin në mënyrë të menjëhershme, kjo është rruga e parë dhe më e mundshme për paqen. Paqja do të vendoset nëse Rusia ndalon sulmet mbi Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha më tej se NATO është në gatishmëri, ka aktivizuar sistemin mbrojtës dhe është duke dërguar trupa shtesë në aleatët në Lindje. Kjo sipas tij nuk është kërcënim ndaj Rusisë, por gatishmëri në rast të një pabesie.

“Kemi rënë dakord për të vijuar mbështetjen e Ukrainës dhe forcuar mbrojtjen në partnerët në Lindje. Kemi prezencë mbrojtëse dhe po e rrisim, jo për të agravuar konfliktin, por përfunduar atë. jemi të gatshëm të mbrojmë aleatët tanë. Nëse bëhet sulm ndaj një aleati, është sulm ndaj të gjithë aleatëve. Duam të ruajmë paqen dhe prandaj ne po vijojmë të vendosim trupa në Lindje të Evropës. Këtë e themi për të parandaluar sulmet dhe të ndalojmë luftën në Ukrainë. Jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s. Kemi folur edhe me Suedinë e Finlandën që na u bashkuan në këtë samit. Ky sulm është i pafalshëm për sigurinë e Ukrainës”, përfundoi sekretari i përgjithshëm.

Back to top button