Motivuese

“Ndonjëherë fiton peshë, ndonjëherë humbet. Askush nuk mundet dhe as nuk duhet të të gjykojë”

“Në kampin që shërbente si dhomë prove, më sollën disa fustane për t’i provuar. I provova të gjithë dhe nuk më bënte asnjë. Pa e ekzagjeruar, nuk më bënte asnjë. Pa e kuptuar, pa e kontrolluar veten, fillova t’u ulërisja të tjerëve sikur e kishin ata fajin. E dini çfarë më ka ndihmuar? Giorgio Panariello ishte protagonist me mua në atë set fotografik. Ai erdhi, më përqafoi dhe më përshpëriti në vesh fjalë që nuk do t’i harroj kurrë.

Përqafimi i Giorgios ishte si ai i një nëne, është ai lloj përqafimi që dua t’i jap vetes në një sërë situatash të së shkuarës që mund të më kalojnë nëpër mendje. Por çfarë ndodhi më pas në atë set? Ajo që ndodh me jetën e çdo femre. Ndonjëherë fiton peshë, ndonjëherë e humbet. Një muaj fillon një dietë dhe i humbet tre kilogramët që synon të humbasësh, në muajin tjetër ndihesh në rregull me veten.

Jemi femra, trupi ynë funksionon në këtë mënyrë. Është diçka natyrale, duhet pranuar dhe mbi të gjitha, duhet respektuar. Askush nuk mundet dhe as nuk duhet të të gjykojë”. – Vanessa Incontrada

“Vetëm Zoti mund të më gjykojë mua”, do të thoshte Tupac dhe me të drejtë. Nëse ka diçka që nuk duhet ta mbash në gojë, është pesha e të tjerëve, sidomos femrave që padiskutim e kanë shumë problem këtë aspekt të vetes së tyre. Bëni kujdes me fjalët që thoni pasi ato lënë gjurmë në jetën e të tjerëve.

Back to top button