Kur nëna juaj ju thotë se është e lodhur, mos i thoni se edhe ju ndiheni të lodhur, sepse keni bërë një sërëpunësh. Duhet të kuptoni se lodhja varet shumë nga mosha. Krahasojeni pak moshën tuaj me moshën e saj dhe mund ta mendoni se kush lodhet më tepër. Mbi të gjitha, kur një nënë thotë se është e lodhur, dijeni se lodhja ka kaluar çdo kufi, në të kundërt ajo nuk do e shprehte këtë gjë.
Kur nëna juaj ju thotë se ka nevojë të flejë, mos e shprehni edhe ju të njëjtën dëshirë. Kur nënat e shprehin këtë nevojë, dijeni se kanë kohë pa fjetur tamam. Lëreni nënën tuaj të qetësohet dhe kujdesuni për të. Ajo ka sakrifikuar mjaftueshëm, ndaj mundohuni t’i siguroni qetësinë e duhur në moshë të thyer.
Kur nëna juaj ju kërkon ndihmë, mos i jepni vetëm minimumin e kërkuar. Nëse një nënë kërkon ndihmë, dijeni se ajo ka bërë fillimisht gjithçka për t’ia dalë mbanë e vetme dhe kur nuk ia ka dalë dot, ju ka kërkuar juve ndihmë. Sigurohuni që ndihmën ta ofroni përherë më të madhe, përherë më të bollshme nga sa ajo e kërkon. Kur flasim për ndihmë, nënkuptojmë jo vetëm aspektin monetar, por çdo formë ndihme. Ajo mund të ketë nevojë për ushqim, por mund të ketë nevojë edhe për përkujdesje, ndaj sigurojini me bollëk gjithçka që ju kërkon.
Nënat mund të kërkojnë gjithçka dhe fëmijët kanë për detyrë t’i realizojnë dëshirat e tyre, sikur të ishin urdhra. Nënat duhet të ndihen të vlerësuara në çdo moment të ditës.