Bota

“Nëse unë rizgjidhem, nuk do të ketë shtet palestinez”

Screen Shot 2015-03-16 at 20.48.52

Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu u zotua sot se një shtet palestinez nuk do të krijohet nëse ai rizgjidhet kryeministër, në një përpjekje të fundit të fushatës para zgjedhjeve parlamentare. Netanjahu, në përpjekje për të rritur mbështetjen e ndjekësve të vijës së ashpër para votimit të të martës, e bëri komentin në një intervistë të rregjistruar të postuar të hënën, në faqen e internetit të të përditshmes Maariv.

Sondazhet më të fundit kanë treguar se Partia Likud e Netanjahut është prapa Unionit Sionist të Isaac Herzogut, teksa Netanjahu ka vazhduar duke humbur ritëm.

Netanjahu i tha Maarivit se tërheqja nga zonat e pushtuara për të krijuar hapësirë për shtetin palestinez do të bënte që territori të merrej nga ekstremistët islamikë, që do të sulmonin më pas Izraelin. Kur u pyet nëse kjo nënkupton që nuk do të ketë krijim të një shteti palestinez nëse ai rizgjidhet, Netanjahu u përgjigj “po”.

Leave a Reply

Back to top button