Kuriozitete

Nga e merr Toka energjinë për t’u rrotulluar rreth vetes dhe Diellit?

Energjia që i mundëson Tokës të rrotullohet rreth boshtit të saj dhe rreth Diellit është ende ajo që i është dhënë gjatë formimit të saj. Sistemi ynë diellor u krijua rreth pesë miliardë vjet më parë nga një re e madhe gazi dhe pluhuri që rrotullohej. Në qendër të saj u formua një masë më e dendur e cila më vonë u bë Dielli. Për shkak të tkurrjes nga forcat e brendshme, rrotullimi dhe forca centrifugale e masës u rritën. Si rezultat, trupa të vegjël të ngurtë, të quajtur planetesimalë dolën jashtë nga bërthama e mjegullës dhe, duke u përplasur për shkak të forcës gravitacionale, u bashkuan, duke formuar protoplanetët, pararendësit e Tokës dhe planetëve të tjerë.

Çdo përplasje shtoi shtytjen e rrotullimit të Tokës, njësoj si një top bilardoje që përshpejton kur përplaset me një tjetër. Arsyeja pse Toka nuk është ndalur për gati pesë miliardë vjet është mungesa pothuajse e plotë e fërkimit në hapësirë. / bota.al

Back to top button