Personazhe

Nga Jim Morrisoni, tek Janis Joplini e Kurt Cobaini: Mallikimi i “Klubit 27”

screen-shot-2016-09-08-at-11-36-04Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” është një emër popullor për një grup muzikantësh rrok dhe xhaz me influencë, të cilët u ndanë nga jeta të gjithë në moshën 27-vjeçare, nganjëherë në rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e përfshirjes së personave në Klubin 27. Impulsi për krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantëve të shquar 27-vjeçarë në një periudhë dy-vjeçare. Lista përgjithësisht përfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Më vonë është përfshirë dhe Cobain e Amy Winehouse.

Këta janë disa nga këngëtarët e famshëm që vdiqën në moshën 27-vjeçare:

1- Jim Morrison. Për solistin e grupit të njohur “The Doors” u tha se kishte pësuar sulm në zemër, por autopsia nuk iu bë asnjëherë. Por mendohet se Morrison vdiq nga një mbidozë heroine.

2- Jimi Hendrix – Kitaristi më i mirë të gjitha kohërave vdi1 nga mbidoza dhe alkooli.

3- Janis Joplin – Këngëtarja e njohur e viteve ’70 vdiq nga përdorimi i tepërt i heroinës.

4- Kurt Cobain – Solisti shumë i njohur të grupit “Nirvana”, bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij në Seattle.

5- Amy Whinehouse – Këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 23 korrik 2011 në Londër. Shkaku i vdekjes doli të jetë helmimi nga alkooli.

Leave a Reply

Back to top button