Bota

Nga populizmi, tek lutja e falja: Parashikimet për vitin 2017

Nga Pascal-Emmanuel Gobry

Askush nuk merr me shumë goditje sesa një ekspert. Ne jemi sipërfaqësorë, thonë disa njerëz. Jemi të papërgjegjshëm, shtojnë ca të tjerë. Ose një nga fyerjet më të zakonshme nga të gjithë:E kemi gabim. Unë mund të bëj pafund lojëra fjalësh me të gjitha këto pohime, por mbetet e vërtetë se çdo klasë profesioniste ka nevojë të shohë përtej kritikës.

Dhe unë duhet të pickoj veten çdo ditë, kur kuptoj se njerëzit më paguajnë pikërisht për të shkruar atë që mendoj. Po paraqes më poshtë një restrospektivë mbi atë që kam mbuluar më shumë gjatë vitit 2016, dhe të vlerësoj ku kam gabuar, ku kisha të drejtë, dhe duke spekulluar në lidhje me atë që do të ndodhë në vitin 2017.

1. Populizmi Global

Ky është ndryshimi më i madh, ai që la thuajse të gjithë klasën e ekspertëve të pataksur, duke filluar nga unë. Duke iu rrikthyer shkrimeve të mia të vitit 2016 mbi Donald Trampin, përzierja ime e moskuptimit, emocionalitetit të madh dhe çorodisë më jep një lloj sikleti. Unë nuk besoja se ai do të arrinte të fitonte garën paraprake në mesin e republikanëve, dhe kur kjo ndodhi, unë nuk mendoja se ai do të fitonte garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Që pothuajse cilido e pati gabim mbi këtë çështje, ky nuk është një justifikim. Unë nuk i shtoj ndonjë vlerë askujt kur shkoj pas tufës. Thënë këtë, jam i gatshëm të pretendoj se pata identifikuar me saktësi shkaqet e suksesit të Tramp. Reformatorët konservatorë si unë, paralajmëruan për vite më rradhë se Partia Republikane e kishte tradhtuar bazën e saj elektorale në mesin e shtesës së punëtorëve, dhe se ajo kishte nevojë të përqafonte një axhendë pune të përqëndruar pikërisht tek kjo shtresë, si për arsye të politikave ashtu edhe politike.

Përkundrazi kjo nuk ndodhi, dhe ajo shpërtheu mu para GOP-it. Natyrisht, vala e populizmit ka qenë globale. Unë gjithashtu nuk mendoja se do të ndodhte Brexit (ndonëse kisha të drejtë kur thashë se kjo nuk do të trondiste ekonominë britanike, pavarësisht paralajmërimeve të panumërta nga ana e elitës). Më pranë shtëpisë, i pata thënë në konfidencë një miku tim se Nikolas Sarkozi do të triumfonte në zgjedhjet paraprake brenda konservatorëve në Francë. Pastaj, vala e pakënaqësisë kundër kandidatëve që janë apo ka qenë në pozita të larta drejtuese e përjashtoi atë, ashtu si dhe presidentin aktual Fransua Holond.

Çfarë kumton kjo valë populizmi për vitin 2017? Temperamenti i Tramp premton dështime në shumë nivele të qeverisjes. Në Mbretërinë e Bashkuar, Brexit do të vazhdojë të peshojë, teksa negociatat e pafundme në lidhje me çështje shumë teknike të shkëputjes së Britanisë nga BE-ja, do të vijojnë të zënë titujt kryesorë të mediave. Në Francë, edhe pse kandidati konservator mbetet favoriti kryesor, zgjedhjet presidenciale kanë treguar se janë plot të papritura.

Gjermania mban gjithashtu zgjedhje parlamentare vjeshtën e ardhshme, dhe për herë të parë në shumë vite, Angela Merkel duket të jetë në telashe. Çështja kryesore, është nëse elitat qeverisëse do të jenë disi të përulura, dhe të kuptojnë se mënyra për të shpërbërë këtë valë populiste, është ngrënia e një ‘byreku’ të përulur dhe rifitimi i besimit të masave, në vend se t’i shpërfillin këto të fundit si një bandë injorantësh që nuk dinë asgjë.

Në Shtetet e Bashkuara, rivendosja e rritjes ekonomike me bazë të gjerë, kërkon një përzierje të nje politike fiskale më tepër rishpërndarëse, me reformën rregullatore në krahun e ofertës. Në Evropë, kjo kërkon një rishqyrtim të thellë të mënyrës sesi funksionojnë institucionet kyçe mbikombëtareevropiane, sidomos Komisioni Evropian dhe politika monetare. Unë s’jam i bindur nëse secila nga këto gjëra do të ndodhë, ndaj parashikoj më shumë telashe të çuditshme dhe të dhimbshme populiste në vitin 2017 dhe më tej.

2. Katolicizmi në Francë

Një nga gjërat për të cilat pata të drejtë qe rritja e katolicizmit në Francë, si një dukuri sociale ashtu edhe politike. Në një vendet më laike dhe liberale në botë, ku katolicizmi (përveç formave të tij më liberale) ishte cilësuar në agoni për dekada të tëra, ky është një ndryshim mjaft i madh. Fransua Fijo fitoi parapraket konservatore të këtij viti, me një përmbysje të jashtëzakonshme, e cila u nxit pjesërisht nga mbështetja ndaj tij e katolikëve.

Ndërkohë, Fronti Kombëtar i Marin Lë Penit, duket i vendosur të armiqësohet me votuesit katolikë, duke dyfishuar retorikën e saj laike dhe qëndrimin pro abortit. Unë dyshoj se ajo arsyeton se me Fijo në garë, katolikët nuk do të votojnë gjithësesi për të, por mendoj se kjo do t’i kushtojë shumë vota dhe ndoshta do të përçajë partinë e saj, e cila ka një fraksion të konsiderueshëm konservator katolik, të udhëhequr nga mbesa e saj telegjinike dhe dinake Marion.

Çfarë do të ndodhë më tej me valën katolike në Francë, në rrafshin shpirtëror, shoqëror dhe politik? Gjenerata e re e katolikëve francezë, përfaqësohet nga radikalë që i shprehin hapur ndjenjat e tyre. Nëse fiton Fijo, siç duket se ka shumë të ngjarë, çfarë do të bëjnë ata, pasi ai në mënyrë të pashmangshme t’i ketë tradhëtuar? Ata do të tërhiqen sërish nga politika? Do të ndryshojnë qëndrim drejt Frontit Kombëtar? Apo do të bëjnë diçka edhe më e çuditshme? Katolicizmi e shndërroi dikur Francën, dhe ai ka potencialin për të bërë këtë sërish. Për shumë arsye, personale dhe politike, unë do t’i vëzhgoj me ankth këto  zhvillime në vitin 2017 – dhe duke shpresuar të ndikoj tek ato.

3. Lutja dhe falja

Në vitin 2016, fillova të lutem më rregullisht, dhe kjo e ndryshoi jetën time. Papa Françesku e cilësoi 2016-ën si Vitin e Mëshirës për Kishën Katolike. Ndërsa jam pyetur mbi disa nga lëvizjet e Papës, do t’i mbetem atij mirënjohës për vendosjen e çështjes së mëshirës në zemër të papatit të tij, dhe duke u përpjekur t’i kujtojë sa më shumë njerëzve të jetë e mundur se Perëndia i Krishterë është një Perëndi e mëshirës.

Këtë vit, kam pasur disa raste për të treguar mëshirën, dhe ajo është dëshmuar një burim i fuqisë dhe paqes. Nëse ju intereson gjendja e botës, ndiqni me të gjitha mjetet politikën dhe jini aktiv në të. Por ju lutem, në vitin 2017, kultivoni një spiritualitet të thellë, kultivoni mirësi dhe kurajo morale, por edhe mëshirë. Këto janë të vetmet gjëra, që mund të ndryshojnë vërtetë për mirë botën. / The Week – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button