Thenie

“Një burrë që nuk kalon kohë me familjen e tij, nuk është burrë i vërtetë”

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta prej filmave të ndryshëm të njohur. Janë thëniet më tipike që shpesh, ndërsa i lexon, të kujtojnë menjëherë filmin, pa e lexuar titullin në fund.

“Një burrë që nuk kalon kohë me familjen e tij, nuk është burrë i vërtetë”. – The Godfather

“Mami më thoshte gjithmonë se jeta është si një kuti me çokollata. Nuk e di asnjëherë se çfarë shije do të zgjedhësh”. – Forrest Gump

“Oh po, e shkuara mund të të lëndojë. Por ti ose mund t’ia mbathësh prej saj, ose të mësosh prej saj”. – The Lion King

“Ata që janë të lumtur, nuk do të thotë se nuk kanë dhimbje, ata thjesht kanë mësuar se si ta kontrollojnë atë”. – Love and other drugs

“Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund ta bësh dhe të jesh i suksesshëm. Atje ku ka jetë, ka shpresë”.  – The Theory of Everything

“Dashuria më e mirë është ajo që e mban shpirtin të zgjuar, që na bën të kërkojmë më shumë, që mbjell zjarr në zemrat tona dhe sjell paqe në mendjet tona. Këto shpresoj të t’i jap unë përgjithmonë”. – The Notebook

“Humbjen e vërtetë e përjeton kur e do diçka më shumë nga sa e do veten”. – Good Will Hunting

“Do të vijë një ditë, kur do të shohësh përreth dhe do të kuptosh se lumturia është përreth teje”. – Moana

“Mëso të ulesh dhe të vëzhgosh, jo çdo gjë ka nevojë për një reagim”. – Joker

“Jeta është si një lojë, ka shumë lojtarë. Nëse nuk luan me ta, ata do të luajnë me ty”. – Squid Game

Back to top button