Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta nga Giorgio Armani.
“Eleganca nuk është tërheqja e shikimit të dikujt, por qëndrimi në kujtesën e tij”.
“Ndryshimi midis stilit dhe modës është cilësia”.
“Për të krijuar diçka të jashtëzakonshme, atëherë mendja duket të jetë e përqendruar edhe në detajet më tëvogla”.
“Xhinset përfaqësojnë demokracinë në modë”.
“Qëndroji përherë i vërtetë vetvetes dhe filozofisë tënde”.
“Një femër duhet të vishet gjithmonë për t’u mbajtur mend, jo thjesht për të rënë në sy”.
“E konsideroj veten vëzhgues shumë të mirë. Më ka pëlqyer gjithmonë të dëgjoj, në vend që të flas për veten. Kjo është një cilësi që e kam vënë re prej shumë vitesh”.
“Në fakt, mua më pëlqen fakti që njerëzit blejnë veshje “Armani”, edhe nëse janë imitime. Më pëlqen fakti që jam i njohur në mbarë botën”.
“Do të më pëlqente të më mbanin mend si personi që krijoi elegancën moderne”.
“Unë besoj se veshjet e mia mund t’i bëjnë njerëzit të shohin një imazh më të mirë të vetes, të forcojnëndjesinë e tyre të vetëbesimit dhe lumturisë”.