Your Life

Një grua mund të jetë e suksesshme në karrierë, por edhe si nënë

“Femra në foto ka qenë një sipërmarrëse italiane. Quhej Luisa Spagnoli dhe është personi që shpiku Baci Perugina. E dini se çfarë bëri gjatë Luftës së Parë Botërore? Ajo përfshiu në kompaninë e saj edhe shkolla e kopshte, në mënyrë që t’u lejonte punonjëseve femra të mund të punonin, por edhe të ishin nëna. Ajo u njohu të drejtën e ushqyerjes me gji gjatë orarit të punës, si dhe i paguante lejen e shtatzënisë. Këtë gjë e bëri në vitet 1915-1918, ndërkohë që vetë kishte lindur në 1877. Sot jemi në vitin 2022 dhe sipërmarrëset e tjera femra nuk duan të punësojnë punonjëse femra nën moshën 40 vjeçare, me justifikimin se ato do të lindin një ditë. Pra, në vitin 2022. Në vend që të ecet përpara, kthehemi pas. Në aspektin kulturor”. – Leonardo Cecchi

Ky artikull i dedikohet të gjithë atyre femrave si Luisa, të cilat përveçse ishin të përqendruara tek karriera, dinin t’i kushtonin vëmendje edhe familjes. Edhe pse duket ndonjëherë e pabesueshme që një femër të korrë sukses në profesion, por të jetë edhe e suksesshme në rolin e saj si nënë, nuk është diçka e pamundur.

Gjithçka që duhet, është thjesht përkushtim dhe vullnet. Mbi të gjitha, nevojitet një ambient pune që të lejojë të kesh hapësirë edhe për familjen, pasi nëse në punë të kërkojnë me orare të zgjatura, nuk të japin leje, apo të nxjerrin qindra probleme kur ke nevojë të largohesh për nevojat e fëmijës tënd, sigurisht që familjen do e lësh pas dore.

Ne jemi në vitin 2022 dhe ka ende njoftime që kërkojnë të punësojnë femra të moshuara për të shmangur pagesat e lejeve të lindjes, apo më tepër akoma, kompani që nuk e respektojnë kontratën sipas kodit të punës, pra nuk i njohin raportet mjekësore dhe nuk i paguajnë lejet e lindjes. Pra, jemi në kushtet kur bizneset mendojnë për përfitimet personale, duke harruar se familja është qeliza e shoqërisë dhe shoqëria e ka fillesën dhe vazhdimësinë nga nëna.

Back to top button