Në këtë artikull do t’ju sjellim një ndër fjalimet më të bukura të Charlize Theron, aktores së mirënjohur të Afrikës së Jugut dhe Amerikës. E pyetur nëse i trembet plakjes, ajo është përgjigjur absolutisht me “Jo”, por ka trajtuar edhe një nga diferencat gjinore në procesin e plakjes, se meshkujt dhe femrat e moshuara nuk shihen njësoj. Me poshtë, do të lexoni fjalimin e aktores.
“Pjekuria nuk është e respektuar në shoqërinë tonë, dhe femrat e meshkujt nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë, kur bie fjala për moshën. Një mashkull i moshuar shihet si një verë e mirë, një femër si një lule e vyshkur. Unë do të mundohem që jeta ime të mos shkojë drejt një rruge të tillë. Do të mundohem që me aq sa mundem, ta ndryshoj këtë opinion.
Absolutisht jo, nuk trembem nga plakja. Si mund të shqetësohem për një proces kaq natyral? Plakja është pjesë e realitetit, nuk mundemi ta shmangim. Pjekuria që unë kam sot, nuk krahasohet me atë që kisha në moshën njëzet vjeçare, dhe kjo ka një vlerë të pafundme. Në këmbim të kësaj, të kesh një rrudhë më shumë, është asgjë për mua”, – Charlize Theron.