EkonomiMAIN

Një monedhë e re globale?

Nga Gerardo Coco

takimin e fundit të BRICS, midis udhëheqësve të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, presidenti rus Vladimir Putin tha se anëtarët e bllokut po bashkëpunojnë për të krijuar një monedhë ndërkombëtare rezervë, bazuar në monedhat e tyre lokale, dhe që do të shërbejë si një kundërpeshë ndaj dollarit amerikan.

Le ta sqarojmë që në fillim:mendimi për të krijuar një sistem të ri monetar paralel, përveç konkurrencës me dollarin, është një iluzion i devotshëm (a ju thotë diçka historia e euros?). Përgjatë historisë, shfaqja e monedhave globale ka buruar gjithnjë nga ekonomitë dominuese.

Ishte ajo e Athinës së lashtë me tetradhramat e argjendta, monedha e parë e njohur botërore e antikitetit. Roma kishte aureo-t e arta. Në Mesjetë, monedha e parë që u pranua në nivel global ishte fiorini i artë i Firences, e mundësuar nga ngritja e bankave italiane dhe e familjes së famshme Mediçi.

Në epokën e parlamentarizmit, paundi e zgjeroi ndikimin falë fuqisë së madhe të Britanisë sëMadhe. Edhe sot, dollari ka qenë fryt i hegjemonisë ekonomike amerikane. Monedhat globale nuk janë të planifikuara, ato janë një vepër e ekonomisë dominuese. Prej disa vitesh po flitet për procesin e dedollarizimin në nivel botëror, dhe shkaku është emetimi i tepërt i monedhës rezervë kryesore nga banka qendrore amerikane.

Për shkak të narratives së re të zhvlerësimit, janë djegur kursimet duke u investuar në asetekripto apo monedha alternative. Që nga viti 2015, kemi paralajmëruar se dollari do të rivlerësohej, duke e vënë në vështirësi Evropën dhe vendet në zhvillim, siç ka ndodhur dhe po ndodh në fakt.

Dollari do të jetë monedha e fundit që do të bjerë, por pasi të arrijë kulme të papara. Të gjitha parashikimet e gabuara të deritanishme nga mediat, janë rezultat i padijes mbi funksionimin e saj. Kur flasim për monedhën kryesore rezervë, dhe përpiqemi të parashikojmë lëvizjet e saj, fokusohemi tek tregu i brendshëm në SHBA.

Ndërkohë, besojmë ende se dollarët aktuale janë emetuar nga banka qendrore e SHBA-së, Rezerva Federale. Por realiteti i keqkuptuar, është se pjesa më e madhe e aktivitetit monetar të dollarit ndodh jashtë SHBA-së ku qarkullojnë euro-dollarët, që janë dollarë amerikanë të depozituar në bankat jashtë Shteteve të Bashkuara.

Parashtesa euro nuk ka të bëjë fare me monedhën e përbashkët evropiane, por e ka origjinën nga fakti se dollarët e depozituar jashtë Shteteve të Bashkuara, depërtuan fillimisht në Evropë dhe më pas në vende të tjera, duke u kthyer në dollarë offshore, të depozituar nëparajsat fiskale.

Prandaj, ka edhe eurojen, pra jenët e depozituar jashtë Japonisë. Po ashtu edhe euro-euro, pra eurot e depozituara jashtë eurozonës. Eurodollarët nuk përfaqësojnë monedhën në letër, por transaksionet në një sistem kontabiliteti të përbashkët nga një rrjet ndërbankar.

Zhvillimi i eurodollarit, është shumë kompleks dhe daton që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, kur Bashkimi Sovjetik i transferoi depozitat e tij në dollarë nga bankat amerikane në ato evropiane, për të parandaluar konfiskimet nga administratat e SHBA-së. Kështu nisi shumëzimi monetar i monedhës rezervë, paralelisht me atë të sistemit të brendshëm amerikan.

Për shembull, një sheik nafte që në vitin 1960 i mbante paratë në dollarë të depozituar në një bankë të qytetit të Nju Jorku, tashmë mund ti transferonte në Londër, ku ai perceptonte se kishte një interes më të madh. Mbi bazën e kësaj depozite të re, banka londineze mund t’ijepte kredi një kompanie ruse, dhe më pas kjo e fundit mund të negocionte me një kompani kineze e kështu me radhë, duke shkaktuar zgjerimin e dollarit në vendet e huaja.

Të ashtuquajturit petrodollarë, që dukeshin si një sistem i ri valutor i organizuar rreth naftës,nuk ishin asgjë më shumë se eurodollarë, dollarë offshore që lulëzuan në fillim të viteve 1960 . Pas asaj periudhe, u formua një sistem i madh monetar, ku shfrytëzimi i boshllëqeve rregullatore mori rolin e një monedhe rezervë globale, duke u zgjeruar jashtë juridiksionit të Shteteve të Bashkuara dhe përtej mundësive të qeverive, enteve rregullatore kombëtardhe bankave qendrore.

Por falë këtij zgjerimi në parajsat fiskale, dollari ishte në gjendje të reagonte një mënyrë fleksibël dhe dinamike ndaj presioneve të reja tregtare, pavarësisht faktorëve politikë. Në një farë kuptimi, ajo është e vetmja monedhë që funksionon pa ndikimin e qeverisë. Për këtë arsye, eurodollari është përcaktuar si një sistem hije:një formë monetare e dollarit, që nuk shfaqet as në statistika dhe as në diskutimet e enteve rregullatore.
Por pa të nuk do të kishte pasur globalizim ekonomik. Kjo është një nga arsyet pse tregu global i dollarit amerikan (tregu i brendshëm plus eurodollari), është rritur për tu bërë një forcë dominuese botërore, e cila i përgjigjet interesave thelbësisht komerciale dhe jo politike.

Vendet e BRICS, përfaqësojnë një treg me mbi 3 miliardë njerëz, që vazhdon të zhvlerësojë dhe riorganizojë monedhat e veta. Një monedhë e përbashkët midis tyre, nuk do të rezistonte as një ditë të plotë.

Rënia e një vendi të vetëm, do të krijonte një efekt domino, siç ndodhi me euron. Arsyeja e shpërthimit të borxhit të dollarit në ekonomitë në zhvillim gjatë 2 dekadave të fundit, është se investitorët nuk e pranojnë rrezikun e monedhave vendase, duke e ditur se shumë nga këto vende po bëjnë zhvlerësime të mëdha të monedhës dhe po dëmtojnë zotëruesit e obligacioneve.

Për të marrë dollarët e rinj të nevojshëm për të shlyer borxhin, BRICS duhet të eksportojë mallra në këmbim të dollarëve. Prandaj, gjatë tregtisë me Indonezinë, Brazili nuk do të pranojë rupitë e saj, ashtu si Indonezia nuk do të pranojë realin nga Brazili apo eurot nga Evropa, por vetëm dollarët.

Prandaj detyra e monedhës globale është të funksionojë si një mjet këmbimi universal, duke lejuar sisteme të ndryshme monetare dhe tregtare që përkthehen tek njëri-tjetri, duke i lidhur ato në një formë të tillë, që flukset tregtare dhe financiare të zhvillohen në mënyrën më efikase të mundshme.

Por nëse e gjitha kjo funksionon në një ekonomi në rritje, nuk funksionon në një ekonomi në rënie, kur eksporti bëhet shumë i rëndësishëm. Dhe kur vendet e BRICS, detyrohen të marrindollarët që mungojnë në bursa, ata duhet të zhvlerësojnë dhe shesin sasi gjithnjë e më të mëdha të monedhave të tyre, për të blerë gjithnjë e më shumë dollarë.

Është pikërisht ky proces i rritjes graduale të kostos së ekspozimit ndaj borxhit të tyre në monedhën rezervë, i përkeqësuar nga destabliteti gjeopolitik, ai që çon në mospagimin serialtë borxhi. Për shembull, Sri Lanka është në rrezik falimentimi për shkak të borxhit prej 500 miliardë dollarë, dhe 70 vende të tjera të botës ndodhen në të njëjtat kushte.

Sado paradoksale që mund të duket, kriza globale është për shkak të mungesës dhe jo bollëkut të dollarit. Përndryshe nuk do të kuptohej arsyeja, se përse kjo monedhë vazhdon ta vlerësojë veten. Gjatë 100 viteve të fundit, sistemi monetar ndërkombëtar ka përjetuar 3 kolapse: vitet 1914, 1939 dhe 1971.

Duket se do të ketë një riorganizim tjetër të madh, por kjo nuk është diçka që vendet do tavendosin në një tryezë. Gjithçka do të vendoset nga dora e padukshme, e cila është jashtë kontrollit të tyre. Ajo që mund të spekulohet, është fuqia e re dominuese, që do të zërë vendine Shteteve të Bashkuara. Por tani për tani kjo gjë nuk do të ndodhë. / Opinione.it” – Bota.al

Back to top button