Thenie

“Njerëzit guximtarë e kanë zakon që vdesin shpejt”. Thënie nga Pablo Escobar

Pablo Escobar, pavarësisht se si e njeh bota (si “baroni i drogës”), ka lënë pas një sërë thëniesh të veçanta. Sigurisht që shumë njerëz mund të mos i marrin parasysh, pasi mesazhet i shohin të lidhura me figurën e tij dhe çfarë ai bëri dhe la pas në botë pas vdekjes së tij. Por më poshtë kemi përzgjedhur thëniet më të veçanta, jo të lidhura me botën të cilës ai i përkiste.

“Njerëzit guximtarë kanë një zakon që vdesin shpejt”.

“Çdokush e ka një çmim, gjëja e rëndësishme është të zbulosh se çfarë kërkon”.

“Vetëm ata që ishin të uritur bashkë me mua, dhe qëndruan pranë meje në momentet e mia të vështira, do të kenë mundësinë të hanë në tavolinë me mua”.

“Mos ia trego problemet e tua të gjithëve. 80% nuk duan t’ia dinë dhe 20% ndihen të kënaqur që je duke i kaluar ato probleme”.

“Ndonjëherë gënjeshtrat janë të nevojshmë, kur e vërteta është e vështirë të besohet”.

“Jeta është plot me surpriza, disa të mira, disa jo aq të mira”.

“Gjithë mbretëritë janë krijuar me gjak dhe zjarr”.

“Ka gjithmonë një kohë për të luftuar, por edhe një kohë për të qenë inteligjent”.

“Nëse arrin në majë, kjo do të thotë se i ke dëmtuar armiqtë. Dhe ndonjëherë, edhe miqtë”.

“Unë mund të zëvendësoj shumë gjëra, ama nuk mund të zëvendësoj kurrë gruan dhe fëmijët e mi”.

Back to top button