Psikologji

Njerëzit POZITIVË i largojnë kështu energjitë negative

Njerëzit pozitivë e krijojnë lumturinë brenda vetes

Njerëzit pozitivë nuk e kërkojnë lumturinë tek stimujt e jashtëm. Kur e kërkoni lumturinë jashtë vetes, gjendja shpirtërore bie, sapo të zhduket stimuli i jashtëm. Kjo shkakton pasiguri dhe varësi. Njerëzit pozitivë kërkojnë burime të brendshme të energjisë pozitive. Në këtë rast, gjendja e lumturisë nuk varet aq shumë nga faktori i jashtëm. Vetëdijësimi ju lejon të filtroni energjitë negative përmes kërkimit të paqes së brendshme.

Njerëzit pozitivë shmangin njerëzit negativë

Është ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që një person mund të bëjë për të ruajtur energjinë e tij pozitive. Problemi është se nevojiten dy karakteristika që nuk i zotërojmë gjithmonë: guximi dhe vendosmëria. Duhet shumë guxim për të shmangur shoqërinë e njerëzve negativë, veçanërisht pasi ata që na ndikojnë më shumë negativisht janë zakonisht njerëz të rëndësishëm në jetën tonë, ndoshta njerëz vërtet të dashur.

Besojnë tek vetja

Një nga ngarkesat më toksike dhe negative me të cilën përballemi të gjithë është negativiteti i atyre që nuk besojnë tek ne, i atyre që na kritikojnë ose përpiqen të na kufizojnë, ai i atyre që projektojnë paaftësinë dhe frustrimet e tyre tek ne. Njerëzit pozitivë e kuptojnë se suksesi i tyre varet nga sa besojnë në veten e tyre, edhe kur askush tjetër nuk e bën. Në fund të fundit, secili është përgjegjës për jetën e vet.

Njerëzit pozitivë ushtrohen dhe lidhen me natyrën

Ushtrimet fizike favorizojnë prodhimin e endorfinës, hormoneve përgjegjëse për mirëqenien. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon në menaxhimin e stresit dhe rritjen e vetëbesimit. E gjithë kjo krijon një koktej optimizmi dhe energjie pozitive që ndihmon për të qëndruar të fortë përballë valëve të mundshme të negativitetit të jashtëm. Për më tepër, njerëzit pozitivë janë në kontakt me natyrën rregullisht dhe kalojnë shumë kohë jashtë. / bota.al

Back to top button