Nuk është e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njësoj. Ka meshkuj e meshkuj. Ka meshkuj në dukje tëfortë, por përbrenda tepër të dobët. Ka nga ata që duhet detyrimisht të tregojnë sikur janë të fortë, edhe pse nuk ndihen të tillë. Ka meshkuj që duken të dobët, ama nëse duan, mund të pushtojnë botën. Ka meshkuj që u pëlqejnë rrugët e thjeshta, por edhe meshkuj që preferojnë të zgjedhin rrugë më të vështira për të arritur në një fund më të pëlqyeshëm.
Nuk është e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njësoj. Nga nga ata që janë të pavarur, autonomë, tëpërgjegjshëm, por edhe nga ata që janë të papërgjegjshëm dhe nuk ua ndjen shumë për detyrimet që kanë. Ka meshkuj të lodhur, të zhgënjyer, pesimistë, por edhe nga ata që i marrin ngjarjet me sportivitet. Ka nga ata që të lavdërojnë nëse u gjendesh pranë dhe të ofendojnë kur nuk i mbështet.
Ka meshkuj që ndihen të lumtur me femrën që kanë zgjedhur të kenë pranë, por ka edhe meshkuj qëpërherë shohin diçka që i mungon asaj që kanë pranë, cilësi të cilën e kërkojnë tek një femër tjetër. Ka meshkuj që nuk rriten kurrë, sado vështirësi të kalojnë në jetë. Mbeten fëmijë dhe nuk duan të dalin nga ai stad. Nga ana tjetër, ka edhe meshkuj që vuajtjet e jetës i rrisin para kohe.
Ka meshkuj që zgjedhin dashurinë e vërtetë, edhe pse janë të paktë. Ka meshkuj që e kanë cilësi të tyre shtirjen, që kënaqen me gjërat e vjetra, sepse kanë frikë nga gjërat e reja. Ka meshkuj inteligjentë, me tëcilët mund të këmbesh muhabete nga më të ndryshmet. Ka meshkuj të ndjeshëm, që dinë se si ta ndreqin humorin me butësi, që dinë se çfarë duan, ama ka dhe të tjerë të pavendosur, indiferentë dhe të heshtur. Ka meshkuj që dashurohen me një femër të vetme në jetë, por ka dhe nga ata që e tradhëtojnë vazhdimisht atë që kanë në krahë. Ndaj, ka meshkuj e meshkuj…