Psikologji

“Nuk ia vlen të mundohesh për t’i kënaqur të tjerët”

Mesazhi i Osho-s do t’ju emocionojë pamasë

“Mos i kënaq asnjëherë pritshmëritë e askujt. Ke vetëm një përgjegjësi dhe ajo është kundrejt vetes tënde. Nëse mundohesh t’i kënaqësh pritshmëritë e të tjerëve, do të jesh në vështirësi, sepse ata do të imponohen, do të dominojnë, do të bëjnë të ndihesh i gjymtuar dhe i paralizuar. Çdokush që pret diçka prej teje, dije se është armiku yt. Ki kujdes prej tij!
Një mik i vërtetë të jep liri. Dashuria të jep liri, nuk ka të bëjë me pritshmëritë dhe nuk ekzistojnë dëshira për të manipuluar, as në mënyrë indirekte. Liria është vlera më e lartë në jetë”. – Osho

Me të vërtetë, nuk ia vlen të mundohesh për t’i kënaqur të tjerët. Jeta të është falur ty dhe jeta është dhurata më e madhe që na falet vetëm një herë. Nuk mund ta shfrytëzojmë atë duke menduar për të tjerët. Nëse dikush ka pritshmëri për ty, nëse do të shohë ndryshe nga ç’je, dije se nuk të meriton. Ti ke jetën tënde dhe duhet ta jetosh atë sipas dëshirave dhe interesave të tua.

E di se çfarë ndodh kur përpiqesh të jesh, siç duan të tjerët të të shohin? Mundet të arrish standardin e tyre momentalisht. Më pas, ata do të krijojnë standarde të reja dhe do të duan që ti të jesh ndryshe. Ti mund të përpiqesh t’u përshtatesh sërish e sërish, por duhet të kujtosh se në përpjekje të tilla, ti lë veten tënde pas dore. Bëhesh ai/ajo që duan të tjerët, jo ai/ajo që do ti të jesh.

Kush të do realisht, të do për personin që përfaqëson dhe nuk dëshiron që ti të ndryshosh. Nuk ka standarde që ti duhet t’i arrish për t’i pëlqyer atij personi. Përkundrazi, kur je në gabim, të kritikon dhe në ato raste të këshillon të ndryshosh për mirë, jo për t’i pëlqyer atij. Ndaj, fillo dhe bëje pak diferencën midis personave që të rrethojnë. A të duan ata për atë që je, apo të imponojnë të ndryshosh sipas dëshirës së tyre?

Back to top button