Thenie

“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalesh”. Thënie të veçanta nga Sia

“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalesh”.

“Do të jetoj sikur e nesërmja të mos ekzistonte”.

“Kur besimi thyhet, falja nuk vlen për asgjë”.

“Kur njerëzit më thonë: “Tregoje fytyrën tënde, nuk je e shëmtuar”. Dua të them, “E di. Nuk po e bëj sepse mendoj se jam e shëmtuar; po përpiqem të kem njëfarë kontrolli mbi imazhin tim. Dhe më lejohet të ruaj një sasi të vogël privatësie. Por gjithashtu unë do të doja që njerëzit të mos më largonin nëse do të vendos dhjetë kilogramë më tepër, ose nëse do të bëj një zgjatim flokësh të tepruar. Shumica e njerëzve nuk duan të jenë nën këtë lloj presioni, dhe unë do të doja të isha një prej tyre”.

“Muzika më e keqe ndonjëherë shet miliona. E kam fjalën për muzikën më të kotë, me tekstet më të shëmtuara. Fakti është se ata këngëtarë paguajnë stacionet e radios për ta vënë atë këngë në radio, dhe ju e dëgjoni atë këngë miliona herë kur jeni duke udhëtuar nga puna në shtëpinë tuaj. Është indoktrinim, është e trishtueshme”.

“Nëse dikush përveç njerëzve të famshëm do ta dinte se si është të jesh një person i famshëm, kurrë nuk do të donin të ishin të tillë”.

“Çmimet në fakt duhet të shkonin për personat që bëjnë punën më të vështirë prapa skenave. Çmimet duhet të ishin për ta”.

“E vërteta është se nuk duhet ta krahasojmë asnjëherë veten me atë çfarë të tjerët tregojnë për veten e tyre. Jeta është një punë e brendshme dhe ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të qenë versioni më i mirë i vetes”.

“Kur keni shumë persona përreth që ju tregojnë se kush jeni dhe ju perceptojnë në një mënyrë të caktuar, është e vështirë të gjeni identitetin tuaj”.

“Kur isha 10 vjeçe, prindërit e mi e vlerësonin tejmase suksesin në arte dhe unë mendoja se po të isha e famshme në ndonjë formë të artit, ata do të më donin më tepër”.

Back to top button