Thenie

“Nuk mund ta jetosh jetën duke kënaqur të tjerët”

Thënie të veçanta nga Anne Hathaway

“Vetmia është gjëja që preferoj më pak në jetë. Gjëja që më shqetëson më tepër, është të përfundoj e vetme, pa pasur pranë dikë që të kujtohet apo kujdeset për mua”.

Bukuria më e madhe e muzikës është se ajo mbërrin, atje ku fjalët nuk mbërrijnë dot”.

E kam mbështetur përherë barazinë. Askush nuk e ka marrë ndonjëherë guximin të më thoshte se nuk mund ta bëja diçka, vetëm se isha vajzë”.

Je thjesht njeri. Nuk ke se si ta kesh gjithçka në vijë në çdo moment të ditës”.

“E dini kur e ndiej se po bëj më të mirën? Kur nuk e kam parë veten në pasqyrë për ditë të tëra dhe jam duke bërë gjërat që më lumturojnë”.

“Nuk mund ta jetosh jetën duke kënaqur të tjerët. Zgjedhjet duhet të jenë të tuat”.

Ndonjëherë njerëzit më të mirë janë të mbushur me tatuazhe, ndërkohë ata më paragjykuesit i takon nëkishë çdo të dielë”.

“Mendoj se gjëja për të cilën duhet të shqetësohesh më së shumti në jetë, është se si i trajton njerëzit e tjerë”.

Një eksperiencë e keqe në dashuri, nuk ka pse të jetë një arsye për të pasur frikë të nisësh një histori të re dashurie”.

Unë mundohem të mos dal në takime romantike me personat që njoh në punë. Kjo gjë mendoj se e bën jetën më të lehtë”.

Back to top button