Bota

Obama dëshiron të armatosë Kievin. Luftë Putinit në Ukrainë?

Screen Shot 2015-02-03 at 08.56.06

SHBA janë gati të armatosin Kievin. Sic ka bërë të ditur Nju Jork Tajms duke cituar burime pranë SHtëpisë së Bardhë, administrata e Barak Obamës po vlerëson sërish në se duhet të furnizojë ushtrinë e Kievit me armë dhe pajisje mbrojtëse.
Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin u ka kërkuar “të gjithë palëve të përfshira në konfliktin në juglindje të Ukrainës që t’u japin fund menjëherë veprimeve ushtarakë dhe cdo lloj manifestimi të dhunës”.
Sekretari i Shtetit, Kerry dhe shefi i shtabit, Martin Dempsey po vlerësojnë hipotezën e armatimit të ushtarëve ukrainas kundër rebelëve filorusë. Edhe komandanti i forcave të NATo-s në Europë, gjenerali Filip Bridlov, nuk ka përjashtuar mundësinë e dhënies së një mbështetjeje ushtarake. Sipas Nju Jork Tajmsit, tetë ish funksionarë amerikane do të botojnë një raport që i kërkon Uashingtonit të dërgojë në Kiev aparatura dhe ushtarakë me vlerë 3 miliard dollarë, mes të tjerave edhe raketa antitank dhe drone për survejim.

Leave a Reply

Back to top button