Uncategorized

OBSH thotë se rastet me Covid-19 do të arrijnë në 10 milion javën e ardhshme

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom tha të mërkurën se ai priste që numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën, që aktualisht është rreth 9.3 milion, të arrinte në 10 milion javën e ardhshme.

Tedros gjithashtu tha gjatë një konference për mediat se ai e mbështeste vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar haxhilerët nga jashtë që të marrin pjesë në pelegrinazhin vjetor të Haxhit për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit.

Ai tha se OBSH po mbështeste shumë vende në trajtimin e vështirësive në marrjen e koncentratuesve të oksigjenit, pajisje që rritin rrjedhën e oksigjenit për të mbështetur frymëmarrjen e të sëmurëve me COVID-19. “Kërkesa po tejkalon furnizimin,” tha ai.

Dr Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, tha se pandemia në shumë vende në Amerikë ende nuk kishte arritur kulmin, dhe se ishte “ende intensive”, veçanërisht në Amerikën Qendrore dhe Jugore. “Unë do ta karakterizoja situatën si ende në zhvillim, pasi nuk ka arritur kulmin e saj akoma, dhe ka të ngjarë të rezultojë në një numër të qëndrueshëm të rasteve dhe vdekjeve në javët e ardhshme,” tha Ryan. Shumë vende të rajonit kanë pësuar një rritje prej 25-50% në raste gjatë javës së fundit, tha ai. France 24 / bota.al  

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button