Katolikët nuk duhet të mendojnë se duhet të shumohen si lepujt, vetëm pse Kisha Katolike i ka ndaluar kontraceptivët. Më hapur se kaq, Papa Françesku nuk kishte folur ndonjëherë!
“Disa mendojnë se, më falni pr fjalët, për të qenë katolikë të mirë duhet të jenë si lepujt. Por jo! E qartë që duhet të jenë prindër të përgjegjshëm”
Me mesazhin sensibilizues për çiftet, Papa la të kuptohej se Kisha është dakord me planifikimin fjamiljar, një nismë e ndërmarrë prej vitesh tashmë nga organizata të ndryshme në mbarë botën. Për të ilustruar me shembuj idenë, Papa kujtoi rastin e një gruaje besimtare të devoshme në Filipine, ku kontrolli i lindjeve është vërtet problem, që pas shtatë lindjeve me operacion, rrezikonte jetën pasi kishte mbetur sërish shtatzënë. Kisha katolike nuk lejon në parim asnjë mjet kontraceptiv jo natyral.
Në konferencën për shtyp të dhënë nga avioni papal gjatë kthimit nga Filipinet, Papa iu kthye dhe temës më të nxehtë të momentit, lirisë së shprehjes, të vënë në diskutim gjithnjë e më tepër nga sulmet e fundit në Paris, ku humbën jetën 17 vetë.
“Në teori duhet të themi atë që thotë dhe Bibla, se duhet të kthejmë faqen tjetër. Në teori mund të themi se liria e shprehjes është e rëndësishme. Por jemi qenie njerëzore dhe nuk mund të ofendosh dhe të provokosh dikë vazhdimisht, sepse rrezikon ta nxehësh dhe ai të reagojë në mënyrë të gabuar. Prandaj them që liria e shprehjes duhet të marrë në konsideratë realitetin njerëzor “
Në Sri Lanka dhe Filipine, Papa dënoi atë që quajti kolonializim ideologjik dhe mbi avion, ai kritikoi tërthorazi vendet e pasura që kërkojnë të imponojnë stilin e jetës dhe moralin e tyre te të rinjtë e vendeve të varfra, duke e krahasuar këtë veprim me atë të propagandës nazi-fashiste.
1 minute read