BotaMAIN

Pasojat që mund të sjellin prangat në duart e Pavel Durovit

Screenshot

Më 24 gusht 2024, Pavel Durov, themeluesi i Telegram, u arrestua nga autoritetet franceze në Paris.

Arrestimi është pjesë e një hetimi për dështimin e platformës në moderimin e aktiviteteve e paligjshme, duke përfshirë trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Eshtë një rast që ngre shqetësime në lidhje me përgjegjësinë e drejtuesve të kompanive të teknologjisë për sjelljen e përdoruesve në platformat e tyre.

Telegram ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ato janë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian dhe ruajnë praktikat standarde të moderimit të industrisë.

Ajo që po ndodh me Durovin mund të krijojë një precedent, pasi operatorët e platformave të teknologjisë mund të konsiderohen përgjegjës, për veprimet e përdoruesve të tyre, duke ndezur debate më të gjera rreth përgjegjësisë dixhitale në industrinë e teknologjisë.

Telegram, i themeluar nga Pavel Durov në vitin 2013, është një aplikacion mesazhesh i bazuar në cloud, i njohur për fokusin e tij tek privatësia dhe siguria.

Ai i lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe me tekst, foto, video dhe dosje të çdo lloji, së bashku me krijimin e kanaleve dhe grupeve me një numër të madh pjesëmarrësish.

Shumë njerëz e preferojnë për shkak të enkriptimit të bisedave sekrete. Por pikërisht vënia kaq shumë e theksit tek privatësia ka sjellë edhe kritika të shumta, sidomos për aktivitetet e paligjshme.

Arrestimi i Durovit mund të sjellë pasoja serioze për platformat si Tëitter apo Facebook. Ai sinjalizon një ndryshim që mund të ndodhë, ku operatorët e platforma do konsiderohehsin përgjegjës për veprimet e përdoruesve të tyre.

Kjo mund të sjellë ligje më të rrepta, rritje të presionit mbi kompanitë që të shtojnë moderimin e përmbajtjes, dhe ndoshta edhe më shumë risqe për drejtuesit e kompanive teknologjike. Nëse tendenca vazhdon, mund të shohim një forcim më agresiv të ligjeve digjitale, sidomos në BE, ku ka një shtim të fokusit mbi të drejtat dhe përgjegjësitë digjitale. / bota.al

Back to top button