Nga Simon Chadwick
Pelé, super–ylli i parë botëror i futbollit ndërroi jetë të enjten në moshën 82-vjeçare . Për shumë tifozë, braziliani do të mbahet mend si më i miri që ka luajtur ndonjëherë në këtë sport. Për të tjerët vlerësimi shkon më tej:Ai ishte simboli i futbollit të luajtur me pasion, entuziazëm dhe buzëqeshje.
Në fakt, ai ndihmoi në krijimin e një imazhi ideal të ndeshjes së futbollit, të cilën vazhdojnë ta dëshirojnë ene sot shumë njerëz. Pelé nuk ishte thjesht një lojtar i madh dhe një ambasador i mrekullueshëm për sportin më të preferuar sot në botë; ai ishte edhe një ikonë kulturore.
Ai mbetet simboli i një ndershmërisë në futboll, një virtyt që ekzistonte shumë kohë përpara se në këtë sport të depërtonte paraja e madhe dhe gjeopolitika globale. Dëshmitarë tëmadhështisë së sot janë të gjithë, dhe homazhe për të kanë bërë nga fituesi i Kupës së Botës më Anglinë në vitin 1966, Sër Bobby Charlton dhe superylli aktual francez Kylian Mbappé, deri tek Luiz Inácio Lula da Silva – presidenti i ri i Brazilit – dhe ish-presidenti i SHBA,Barack Obama.
Pelé emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento lindin në shtetin e Sao Paolosnë Brazil në vitin 1940. Vitet e tij të hershme ishin të njëjta me shumë futbollistë që i paraprinë, e pasuan, dhe që u frymëzuan prej tij:i lindur në varfëri, i angazhuar me futbollin nga një anëtar i familjes, dhe më vonë i fiksuar pas një sporti që i mësoi shumë për jetën dhe i dha shumë mundësi.
Në fillim u angazhua me ekipin e të rinjve në vitin 1953, kur nënshkroi për klubin e zonës, Bauru. Por ishte klubi i tij i parë profesionist, Santos, ai që e shtyu drejt famës si futbollist. Pasi u transferua atje në vitin 1956, Pelé luajti 636 ndeshje dhe shënoi 618 gola, përpara se të largohej në vitin 1974.
Pra Pelé ishte shumë besnik ndaj një klubi. Shumë kohë përpara arritjeve të yjeve të sotëm të futbollit, Cristiano Ronaldo ose Erling Haaland, Pelé vendosi rekorde si golashënues, duke dalluar shumë nga lojtarët e tjerë të kohës së tij. Ai shfaqi në fushë aftësi tëjashtëzakonshme, për të cilat edhe sot disa ekspertë e vendosin brazilianin përpara pretendentëve të tjerë për titullin e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave: Lionel Messi dhe Diego Maradona.
Brenda një viti nga nënshkrimi për Santos, bëri debutimin e tij për Brazilin, 3 muaj para ditëlindjes së tij të 17-të. Ai shënoi në ndeshjen kundër Argjentinës, dhe 65 vjet më vonë mbetet golashënuesi më i ri i kombëtares braziliane që ka luajtur ndonjëherë.
Një vit më vonë, në vitin 1958, ky lojtar i ri e ndihmoi kombëtaren e tij të fitonte botërorin e Suedisë. Pastaj sërish në vitin 1962, në botërorin e Kilit, dhe një herë tjetër në turneun e 1970-ës në Meksikë. Pelé luajti 92 ndeshje me Brazilin, duke shënuar 77 gola.
Sa për krahasim, anglezi Harry Kane ka shënuar 53 herë në 80 ndeshje. Përveç arritjeve të tij në ekipin kombëtar, Pelé fitoi 6 tituj kampion me Santosin në Brazil dhe 2 kampionate të Amerikës së Jugut. Më vonë, në vitin 1975, ai shkoi për të luajtur me ekipin e Neë York Cosmos në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut.
Në atë kohë, Pelé ishte në mesin e të 30-ave, por sërish arriti të shënonte 37 gola në 64 ndeshje. Disa besojnë se ishte periudha e tij e shkurtër që luajti në Shtetet e Bashkuara, ajo që nxiti interesin e këtij vendi për futbollin. Pas daljes në pension, Pelé u nderua, u adhurua dhe mbeti një personazh me shumë ndikim.
Ai u bë lojtari i FIFA-s i shekullit të 20-të, një çmim të cilin e ndau me Maradonën. Në vitin 2014, mori Çmimin e Nderit ng FIFA. Madje Nelson Mandela foli për respektin e madh që kishte për brazilianin kur në vitin në 2000 i dha çmimin Laureus për Arritjen e Jetës.
Talenti i Pelé nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. Megjithatë, ishte një rastësi që ai luajti në një kohë kur futbolli po dilte nga hijet e krijuara nga Lufta e Dytë Botërore, kur bota kishte nevojë për simbole shprese dhe për heronj sportivë. Braziliani ishte në gjendje t’i shërbente këtij qëllimi, megjithëse e bëri këtë gjatë një periudhe kur televizioni – fillimisht bardh e zi, pastaj me ngjyra – e solli futbollin direkt në dhomat e ndenjes së njerëzve.
Në atë kohë, Pelé ishte Messi, Ronaldo dhe Mbappé të mishëruar në një lojtar të vetëm. Në mënyrë të pashmangshme, gjatë jetës së tij, Pelé hasi jo pak probleme. Angazhimi i tij publikshkaktoi shpesh polemika. Në një fazë të jetës ai u etiketua si një kundërshtar i qeverisë sëkrahut të majtë në Brazil. Më pas u përshkrua si shumë konservator në pikëpamjet e tij mbi diktaturën braziliane.
Ai pati shumë fëmijë – disa si rezultat i lidhjeve jashtëmartesore – dhe njëri prej tyre, Edinho, u dënua me burg për pastrim parash të fituara nga trafiku i drogës. Megjithatë, kujtimi më i qëndrueshëm, është ai i një njeriu që luajti futboll në një mënyrë që e kemi ëndërruar shumë prej nesh, si amatorë ashtu edhe profesionistë.
Pelé ishte jo vetëm shumë ishte i zoti në këtë sport, por ai u solli gëzim të madh njerëzve të panumërt në mbarë botën, gjatë një periudhe prej disa dekadash. Të gjithë, madje edhe ata qëkanë një interesin minimal për futbollin, nuk do ta harrojmë asnjëherë. / “The Conversation” – Bota.al