Your Life

Për gjithë baballarët dhe bashkëshortët: “Ju jeni heronj”

Pa sakrificat tuaja nuk do të kishte familje.

E dije se bashkëshorti yt shpesh qortohet nga shefi? E dije se ai shpesh fyhet në punë nga kolegët? E dije se ndoshta burri yt mund të ketë rrezikur jetën e tij për ty dhe fëmijët tuaj? E dije se ai mundet të durojëurinë, me qëllim që të kthehet në shtëpi me lekë në duar për t’ju siguruar juve ushqim?

Përpara se të debatosh me të, mundohu ta kuptosh pak se sa pika djerse ka derdhur ai nga trupi i tij për t’ju siguruar kushtet që ju rrethojnë. Shikoje atë mirë në sy dhe ke për ta kuptuar se sa lotë ka derdhur yt shoq vetëm për të të parë të lumtur. Nëse deri më sot ai nuk ka qenë në gjendje për të t’i plotësuar gjithëdëshirat, kjo ka ndodhur si pasojë e rrethanave të caktuara. Nuk ka “kryetar” familjeje që do ta shohëfamiljen e tij jo të lumtur. Ndaj, përpara se të acarohesh me të, shih dhe reflekto mbi ato që ka bërë për ty bashkëshorti yt. Mendo se si ai ka punuar fort për të përmbushur kërkesat e familjes suaj.

Disa prindër nuk janë aq të guximshëm, sa për t’ia thënë fëmijëve të tyre se sa po vuajnë apo po lodhen. Preferojnë që ankesa të tilla t’i mbajnë brenda vetes. Burrat nuk duan që gratë e tyre ta dinë se sa po luftojnë, nuk duan të duken të dobët në familje, duan vetëm që bashkëshortet e tyre të jenë të lumtura për ta, për punën që bëjnë.

Ndaj, për gjithë baballarët dhe bashkëshortët, kudo ku ata ndodhen, ju jeni heronj. Pa mundin dhe sakrificat tuaja nuk do të kishte familje që funksiononin më së miri. Ekzistoni ju, ndaj edhe ekzistojnëfamiljet tuaja. Puna juaj qoftë një bekim për ju dhe shpresojmë që në familje t’ju kuptojnë se sa shumëlodheni, edhe pse ju nuk e shprehni një lodhje të tillë.

Back to top button