Bota

Për SHBA, rreziku i ISIS vjen nga jugu

Një komandant i lartë amerikan paralajmëron se vendet e Karaibeve dhe Amerikës së Jugut nuk janë në gjendje të gjurmojnë luftëtarët e huaj, që mund të kthehen nga Siria

Screen Shot 2015-03-15 at 09.43.53Nga Kevin Baron

Me një aftësi të pakët për të gjurmuar dhe monitoruar luftëtarët e huaj, kur këta të fundit kthehen, do të ishte relativisht e lehtë për xhihadistët për të “shëtitur” në veri në kufi me SHBA, përgjatë të njëjtave rrjeteve të përdorura nga trafikantët e drogës dhe ata të qënieve njerëzore. Kështu mendon gjenerali Xhon Keli, komandant i Komandës Jugore të SHBA-së.

“Ata nuk janë të aftë që t’i ndjekin këta lloj njerëzish” – tha Keli në Pentagon të enjten. Ai shton se është i shqetësuar, për cilindo që është radikalizuar mjaftueshëm, sa për të lënë Sirinë dhe rikthyer në vendin e tij, më i motivuar e me aftësi më të mëdha për të kryer akte terroriste. “Ndërsa ndodhen në Siri,  ata ndihen mirë me vrasjet që kryejnë, dhe fitojnë disa aftësi për punë të vërteta si vendosja e eksplozivëve, prerja e kokave dhe gjërave të ngjashme.

Sigurisht të gjitha janë shqetësuar, nëse ata kthehen në shtëpi. Sepse nëse ata janë radikalizuar tej mase, dikush do të dyshojë me të drejtë, se ata po vijnë prej andej si ektremistë”. Nuk ka asnjë indicie, për ndonjë skemë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara-vijon më tej gjenerali- por amerikanët “e marrin të mirëqenë” se sistemi ligjor në vendet fqinje është funksional, se agjencitë e zbulimit të ngjashme me FBI dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, janë tërësisht të pakorruptuara, dhe mund të monitorojnë e ndjekin terroristët e mundshëm që hyjnë në SHBA.

“Shumë nga këto vende thjesht nuk kanë institucione të tilla”-thotë Keli, duke shtuar se disa prej luftëtarëve rekrutohen dhe radikalizohen jo domosdoshmërisht nëpërmjet internetit, për përmes “disa xhamive mjaft radikale” në rajon. “Njëqind luftëtarë sigurisht që nuk duket si një numër i madh, dhe në fakt nuk është, por vendet nga të cilat ata vijnë, kanë një paaftësi thuajse totale për t’u marrë me këtë fenomen”- shprehet ai, duke përmendur në veccanti vende si Xhamajka, Trinidad & Tobago, Surinami dhe Venezuela.

Me pak kërcënime ushtarake ndaj Shteteve të Bashkuara në rajonin e tij, Keli është shpesh avokat i zbatimit të ligjit, duke sulmuar rrjetin – dhe shkaqet rrënjësore – të trafikut të paligjshëm të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në Shtetet e Bashkuara. Njerëzit- deklaron ai-udhëtojnë lirisht dhe “thjesht ecin përtej kufijve”, në disa raste ku ka pak pika kontrolli për t’i ndaluar ata. “Është histori e vjetër, që ju po e shihni. CIA-ja, FBI-ja dhe institucione të ngjashme bëjnë një punë vërtetë të mirë, duke gjurmuar veprimtaritë dhe rrjetet, por ju e dini se ata hedhin vetëm një sy, në një kohë që ka shumë njerëz që vijnë dhe shkojnë, dhe papritmas njëri prej tyre mund t’iu shkaktojë probleme”.

Me këto paralajmërime, shqetësimit i Kelit nuk pasqyron alarmin e ‘ISIS-it në kufi’, në vend se  të hedhë një sy vigjilent mbi problemet e mundshme të Amerikës së Jugut, Qëndrore dhe shteteve në Karaibe, duke ndjekur luftëtarët që rrikthehen në vendet e tyre. Zgjidhja për të parandaluar, që ISIS- të depërtojë përmes hemisferës jugore, do të kërkojë zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin e ngushtë mes shërbimeve inteligjente të ccdo shteti në rajon, thotë gjenerali amerikan.

“Rrjetet që vijnë në SHBA, përmes istmit dhe Meksikës, që mbartin asgjë dhe çdo gjë mbi të … shuma e lëvizjeve e tejkalon aftësinë tonë – dhe sofistikimin e rrjetit – saboton aftësinë tonë për të parandaluar çdo gjë. Unë mendoj se nëse ata kthehen përsëri në disa nga prej këtyre vendeve që unë kam përshkruar, kjo është goxha e lehtë”-shprehet Keli./”Fiscal Times”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button