Horizonti.al

Përfundimet më të mahnitshme në matematikë: Formula e Ojlerit

Screen Shot 2016-07-10 at 07.47.21Formula e Oljerit është një nga rezultatet më të rëndësishme në këtë listë, dhe kjo për shkak të njërit prej matematikanëve më pjellorë që ka ekzistuar ndonjëherë, Leonard Oljer. Ai botoi mbi 800 artikuj studimorë gjatë gjithë jetës – shumë prej tyre ndërsa qe i verbër. Përfundimet e tij duken mjaft të thjeshta në shikim të parë:e ^ (i * pi) + 1 = 0. Për ata që nuk e dinë, si ‘e’ dhe ‘pi’ janë konstante matematikore të cilat vijnë në të gjitha llojet e vendeve të papritura, dhe ‘i’ është njësia imagjinare, një numër i barabartë me rrënjën katrore të -1.

Gjëja e mrekullueshme tek Formula e Ojlerit, është se si ajo arrin të kombinojë 5 nga numrat më të rëndësishëm në të gjithë matematikën (e, i, pi, 0 dhe 1) në një ekuacion elegant. Ajo është quajtur nga fizikanti Riçard Fejnmen si “formula më e shquar në matematikë”, dhe rëndësia qëndron tek aftësia e saj për bashkimin e shumë aspekteve të matematikës.

Leave a Reply

Back to top button