Fragmenti i mëposhtëm është marrë nga libri “Shtrigat shkojnë herët në shtrat” nga Carla Babudri.
“Përshëndetje! Unë jam Ankthi. Mos u tremb… Vij në paqe, pse ke kaq frikë prej meje? E di që ndihesh keq sa herë të afrohem, që dëshpërohesh dhe do të doje të më largoje menjëherë. E di qëpo të mundeshe, do të më vrisje, sepse mendon se jam unë ai qëdo të lëndojë, por më beso, nuk është kështu.
Unë nuk jam këtu për të të lënduar, aq më pak për të të çmendur, mendoj se ta kam vërtetuar këtë gjë sa herë kam ardhur pranëteje. Është e vërtetë që ndonjëherë jam i frikshëm, por kjo është natyra ime. Ama siç e sheh në fund të ditës, nuk të vrava dhe as të çmenda.
Je kaq i zënë duke luftuar për sukses, për të qenë produktiv dhe për t’u vërtetuar të tjerëve se je i denjë për t’u dashuruar… saqënuk i dëgjon shenjat e mia të vogla. E mban mend momentin,kur ke vuajtur nga dhimbjet e kokës? Apo kur ke ndjerëpagjumësi për më shumë se 2 orë dhe je rrotulluar në shtrat?Apo kohën kur qaje pa ndonjë arsye të rëndësishme?
Epo, në të gjitha këto raste kam qenë i pranishëm unë, doja vetëm të më dëgjoje, por nuk e bëre. Ti vazhdove të ndiqjeritmin tënd të egër të jetës. Kështu që provova diçka më të fortë, u përpoqa të të dridhej syri, veshi, duart të djersiteshin, por edhe në këto raste nuk deshe të më dëgjoje. Ti e njeh mirë praninë time, prandaj kur je i qetë ose je në vetmi, ti ndalon dhe unë tëprezantohem.
Gjithmonë dëshpërohesh, sepse me mendje nuk e kupton se çfarë po të ndodh, dhe sigurisht, me mendje racionale nuk do të më kuptosh. Prandaj hoqa dorë dhe vendosa të të shkruaj. Dhe të përgëzoj nëse po lexon atë që kam për të të thënë, sepse do të thotë që më në fund ke marrë guximin të më dëgjosh dhe më beso, askush nuk e di më mirë se unë aftësinë tënde të madhe për të më shmangur dhe për t’u larguar prej meje.
Unë shpresoj se ti je gati tashmë. Gati për t’u përballur me realitetin tënd, gati për t’u përballur me të vërtetën pa maska në jetën tënde, pa rrugë të shkurtra, pa pretendime. Kështu duhet të jetë. E vetmja gjë që jam përpjekur të të komunikoj gjatë gjithë kësaj kohe, është se ka ardhur koha për të evoluar dhe për të ecur përpara.
Duhet të bësh ndryshime shumë të thella brenda vetes, sepse nuk po e shijon jetën dhe nuk po ndihesh i përmbushur. Për këtë arsye unë jam këtu, për të të ndihmuar të plotësosh atë boshllëkqë jeton brenda teje; për të pasur sukses do të duhet të çliroheshnga gjithçka që të pengon. Unë jam këtu për të të ndihmuar të kuptosh se çfarë po të ndalon saktësisht në jetën tënde. Sa herë që hyj në jetën tënde, të kujtoj se ajo nuk është e plotë dhe e lumtur, ndaj nëse rikthehem, mos u tremb, por më dëgjo.
Dhe nëse vërtet më dëgjon, nuk do të marrë shumë kohë. Nëse do të ndihesh mirë, gjithçka varet nga ty. E di që e dëshiron këtëgjë, por në të njëjtën kohë e di që dëshiron të qëndrosh në zonën tënde të rehatisë, vetëm për të shmangur atë që të lëndon.Preferon të vazhdosh të kërkosh miratimin dhe pranimin e të tjerëve, duke bërë gjithçka që është e mundur për të tërhequr vëmendjen; ti preferon që të tjerët të jenë përgjegjës për ty, mëtepër akoma për jetën tënde. Dhe sigurisht që të kuptoj, ne të gjithë duam të shpëtojmë nga përgjegjësia. Por unë kam një lajm për ty! Vetëm duke u bërë pjesë e problemeve, do të mund tëpërjetosh liri.
Ti je përgjegjës për veten tënde dhe kur të më dëgjosh, më beso, unë do të largohem. Vetëm ti e ke dhuratën për t’i larguar këto ndjesi të pakëndshme. Ka dicka shumë të rëndësishme që dua tëtë them, ne realitet do të largohem sapo të shoh se po bën ndryshime në jetën tënde. Kur të shoh se po shkon drejt evolucionit, atëherë do të largohem prej teje.
Deri atëherë unë do të jem këtu, nëse do të kesh nevojë për mua.Ti dëshiron që unë të ndryshoj mënyrën e interpretimit të realitetit tënd, por më lejo të të them se ai është pak i ‘shtrembëruar’. Duhet të heqësh qafe mendimet që nuk të ndihmojnë dhe të kufizojnë; çliroje gjithë zemërimin dhe merr mbrapsht lirinë tënde të brendshme.
Mbi të gjitha, ke nevojë që të rifitosh kënaqësinë e të jetuarit, të jesh vetvetja, të humbasësh frikën e refuzimit apo braktisjes. Ti ke nevojë që të vendosësh kufij për njerëzit që të bëjnë të ndihesh keq dhe të mësosh të thuash “Jo” për gjërat që nuk i do. Ti ke nevojë për mua, që të ndihmoj të largosh nga vetja personat që nuk të meritojnë, që të mësoj të mos varesh nga personi që ke pranë për të qenë i lumtur.
Jepi trupit tënd ushqimin për të cilin ka nevojë, mjaft e kritikove fizikun tënd, por falenderoje atë. Vrapo, lëviz, shëtit. Rifito ritmin tënd. Pse të mërzitesh vazhdimisht? Pse të jesh përherë nëkërkim të diçkaje? Nuk e kuptoj pse e bën një gjë të tillë, ke gjithçka, je gjithçka. Ke aftësitë e duhura për të krijuar realitetin tënd, por e trajton veten si skllav. Je tepër i ashpër me veten.
Unë jam këtu për të të kërkuar të ndalesh. Pyete veten se pse nuk ke një qëndrueshmëri të brendshme. Pyete veten për arsyet, për të cilat duhet të luftosh: është jeta jote! Kontrolli i vetëm qëmund të pretendosh, është ai i vetes tënde. Ama për ta arritur këtë gjë, duhet të pranosh se e ke humbur dhe të kuptosh arsyen pse unë të kam bërë të ndjesh simptomat e pranisë sime. Nëse ende nuk do të më pranosh, do të jem akoma më i ashpër me ty.
Ndaj, herën e ardhshme që do të ndjesh se po të afrohem, mbylli sytë, lëre mendjen të qetë, merr frymë dhe mundohu të mëkuptosh. Më pas, fillo ndryshimet në jetën tënde me veprime tëqarta dhe specifike, dhe ke për ta parë se do të largohem prej teje. Shpresoj të mos vij shpesh në jetën tënde, ama nëse rikthehem, dije se nuk dua të të bëj keq. Dua të ndihmoj tërifitosh rrugën e duhur në jetë, atë drejt lumturisë.
Dhe së fundmi, shpresoj të më shohësh për atë që jam: esenca jote. Jam vetja jote që ulëret me dëshpërim, me shpresën se do tëdëgjohet. Të flas nga thellësia e zemrës tënde. Ajo që ndjen, nuk është takikardia, është prania ime. Jam esenca jote, e cila dëshiron thjesht të dalë jashtë dhe të jetojë.
Me dashuri,
kuptimi yt i maskuar si Ankth”.