Psikologji

“Përtej besimit fetar, politik, apo ngjyrës së lëkurës, ne jemi pikësëpari njerëz…”

“Kur e përkufizon veten si indian, musliman, i krishterë, europian, apo çdo gjë tjetër, ti shndërrohesh në një person tëdhunshëm. Mund të arrish edhe vetë në përfundimin se pse po distancohesh nga pjesa tjetër e universit. Kur e përkufizon veten në bazë të besimit tënd, të kulturës, kombësisë, traditave, kyveprim ndjell padiskutim dhunë. Një person që thotë se e kupton dhe e shmang dhunën, nuk duhet t’i përkasë asnjë kombësie, besimi, ndarjeje politike apo pjesë të ndonjë sistemi diferencues.Ai duhet të kuptojë se është pjesë e gjithë njerëzimit në total”. – J. Krishnamurti

Ne e kemi më të shprehur këtë diferencim. Bëhet fjala për ne shqiptarët që themi se e kemi të lehtë të pranojmë tjetrin, qëmburremi për bashkëjetesën fetare. Ama në fund ia përmendim hapur tjetrit fenë e tij, sikur të ishte diçka që duhej konsideruar ofendim. Për të mos folur pastaj për ngjyrën e lëkurës, ështëobjekt i përditshëm bisede për të diferencuar ata me ngjyrë, nga “të bardhët”.

Harrojmë se diçka e tillë nuk është në dorën e askujt për t’u zgjedhur. Mbi të gjitha, harrojmë se mbi tërë këto detaje tëparëndësishme, ne jemi njerëz dhe duhet ta duam e ta respektojmë njëri-tjetrin në mënyrë njerëzore. Ne harrojmë se nënjë ditë të caktuar, mund të kemi nevojën edhe të atij që nuk i përket besimit tonë (shumica thonë se janë pjesë e një besimi fetar pa e pasur haberin se cila është doktrina e atij besimi), apo të atij që nuk e ka lëkurën në ngjyrën e lëkurës sonë. Ama përtej nevojave, të cilat mund të na bëjnë të dukemi përfitues, ne jemi njerëz dhe kurrsesi nuk duhet ta ofentojmë dikë për diçka që nuk e ka pasur në dorë ta zgjedhë. Ne duhet ta duam e ta respektojmënjëri-tjetrin në maksimum. Ne duhet ta shmangim dhunën me çdo formë të saj.

Back to top button