Bota

Po mbërrijnë valët e tmerrshme të nxehtit, ja cilat janë vendet më të rrezikuara

Temperaturat globale po rriten me një ritëm alarmues, dhe kjo nënkupton se valët e të nxehtitekstrem do të jenë më të shumta dhe më të shpeshta. Për tu përgatitur më mirë për atë që na pret, studiues nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, kanë identifikuar vendet më të rrezikuara nga dëmet e valëve të të nxehtit ekstrem.

Në listën e tyre nuk janë vetëm vendet ku priten të jenë të mundshme valët e të nxehtit.Studimi  i ri merr parasysh faktorë të tillë si socio-ekonomia, rritja e popullsisë, stabiliteti i rrjeteve të energjisë dhe disponueshmëria e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

Në këtë aspekt, studimi arrin në përfundimin se rajone të tilla si Afganistani, Papua Guinea e Re dhe Amerika Qendrore, janë më të rrezikuara nga efektet e dëmshme të valëve të të nxehtit ekstrem. Kina dhe Evropa Qendrore janë gjithashtu të cenueshme, me popullsinë e tyre të madhe që rrezikon një numër relativisht të madh njerëzish.

Një pjesë e problemit, është se ne nuk jemi të sigurt se çfarë po vjen.Shpeshherë, rajonet përgatiten vetëm për ngjarje aq ekstreme sa i kanë përjetuar tashmë, me një planifikim bazuar në fatkeqësitë e kaluara. Por ne mendojmë se politikëbërësit dhe qeveritë duhet të përgatiten për ngjarje përtej të dhënave aktuale, sidomos mbi tendencat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike antropogjene që rrisin probabilitetin e ekstremeve”- shkruajnë studiuesit në punimin e tyre.

Ata përdorën modelet më të fundit të klimës dhe të dhënat e popullsisë globale për të bërë vlerësimet e tyre, si dhe një metodë për përcaktimin e mundësive të përsëritjes së ngjarjeve ekstreme klimatike të njohura si statistika të vlerave ekstreme.

Valët e të nxehtit statistikisht të pabesueshëm aq ekstreme që nuk mund të parashikohen nga modelet kanë ndodhur në 31 për qind të 136 rajoneve të mbuluara nga studimi gjatë 60 viteve të fundit, thonë studiuesit. Kjo është edhe më shumë një arsye pse ne të përgatitemi shumë për ngjarje që tani na duken thuajse të paimagjinueshme.

Meqë valët e të nxehtit po ndodhin më shpesh, ne duhet të jemi më të përgatitur. Ne poidentifikojmë rajonet që deri më tani mund të kenë qenë me fat. Disa nga këto rajone kanë popullsi në rritje të shpejtë, disa janë vende në zhvillim, disa janë tashmë shumë të nxehta. Ne duhet të pyesim nëse mjaftojnë planet e veprimit në këto zona thotë shkencëtarja eklimës Viki Tompson nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe.

Jo vetëm që përballja me temperaturat e larta mund t’i vrasë njerëzit drejtpërdrejt, por ato e bëjnë shumë më të vështirë jetën e përditshme dhe punën. Ndërkohë, mund kenë pasojashkatërruese për sa i përket zhvillimit të bujqësisë dhe bujqësisë dhe kanë efekte të dëmshme të provuara siç është rreziku i shtuar i zjarreve.

Gjithsesi, ka edhe disa lajme të mira:përgatitjet paraprake do të zvogëlojnë numrin e vdekjeve. Këto përgatitje mund të përfshijnë ftohjen e vendeve në mjedise urbane, një ndryshim apo reduktim të orarit të punës. Sipas studiuesve, vendet në zhvillim kanë më pak të ngjarë të kenë plane gjithëpërfshirëse për këtë problem.

Shpresa është që ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të frenuar ngrohjen globale, mund të ndërmerren edhe hapa për të kufizuar dëmin e ngjarjeve ekstreme të motit. “Të qenit i përgatitur shpëton jetë njerëzish thotë shkencëtari i atmosferës Den Miçëll, nga Universiteti i Bristolit.

Ne kemi përjetuar disa nga valët më të papritura të të nxehtit ekstrem në mbarë botën, tëcilat shkaktojnë dhjetëra mijëra vdekje. Në këtë studim, tregojmë se ngjarje të tilla mund të ndodhin kudo. Prandaj duhet të përgatiten qeveritë në mbarë botën”- shton ai.

Back to top button