Bota

Pritej mesazh paqeje për Sulltan Nevruz. Por mesazhi i Khameneit ishte: “Vdekje Amerikës”

Screen Shot 2015-03-22 at 14.50.12

Duhet të ishte një fjalim shpresëdhënës dhe optimist për të ardhmen e Iranit, por edhe pse po festonte ditën e Novruzit, lideri suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei, nuk iu shmang retorikës anti-amerikane.

Duke ju përgjigjur thirrjes së turmës, ai akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të bëjë rolin e të fortit me Iranin në bisedimet bërthamore.

“Vdekje Amerikës, sepse Amerika është shkaku kryesor i presionit ekonomik ndaj Iranit. Ata duan që gjendja ekonomike e popullit tonë të përkeqësohet dhe populli të ngrihet në protesta kundër qeverisë dhe regjimit islamik”.

Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit u ndërprenë një ditë më parë për shkak të festës. Teherani ka refuzuar vazhdimisht akuzat nga Perëndimi dhe Izraeli që po zhvillon armë berthamore dhe i qendron versionit se po pasuron uraniumin vetëm për ta shfrytëzuar si burim energjie.

Pavarësisht retorikave politike, iranianët kanë vetëm një urim për vitin e ri pers: ndërprerjen e sanksioneve ekonomike dhe rigjallërimin e vendit.

Festa tradicionale i ka gjetur iranianët me më pak mundësi blerjeje, me çmime gjithnjë e më të larta, që kanë bërë të vështirë edhe përgatitjen e gatimeve tradicionale.

Të gjithë shpresojnë se pas bisedimeve që palët po mbajnë në Zvicër të arrihet një marrëveshje e cila do t’i hapë rrugë frymëmarrjes për qytetarët.

Presidenti iranian, Hasan Ruhani, dukej optimist pas takimt të fundit me sekretarin amerikan të shtetit, Xhon Kerri, ndërsa ky i fundit gjithashtu shprehu se kishte përparime të dukshme në zgjidhjen e krizës.

Palët duhet të arrijnë në një marrëveshje paraprake deri në fund të marsit, ndërsa afati për nënshkrimin e marrëveshjes së plotë është caktuar 30 qershori./oranews/

Leave a Reply

Back to top button