Nga Charlotte Grainger
Në dhjetorin e vitit 2017, vetë studiuesit e Facebook vunë publikisht në dyshim nëse faqja mund të ishte potencialisht një kërcënim për shëndetin mendor të publikut. Tashmë kisha disa muaj që mendoja nëse do të hiqja dorë apo jo prej kësaj platforme. Por ky lajm ishtevendimtar për mua. I braktisa rrjetet sociale.
Dhe arsyeja ishte shumë e thjeshtë. Vitet e fundit, ka pasur shumë studime, se si një shkëputje nga mediat sociale të përmirëson ndjeshëm mirëqenien tuaj. Unë i lexoja me durim dhe mbaja shënim secilën prej tyre që e hasja, dhe çdo herë bëhesha pak më e zhgënjyer dhe disi më dyshuese për efektet e saj.
Njëkohësisht, kisha vënë re se mënyrat se si i përdorja mediat sociale, ishin bërë befas një pjesë integrale e ekzistencës sime. Dhe kjo ishte diçka, të cilën nuk kisha llogaritur kurrë.Kështu, pasi lexova atë që po thoshin studiuesit e Facebook, vendosa të bëja të vetmen gjë
që munda për të çliruar veten nga e gjithë kjo. Nuk çaktivizova vetëm llogarinë timë nëFacebook, por dhe atë në Instagram. Ja pse kjo lëvizje ishte 100 për qind mënyra më e mirë për ta nisur vitin e ri.
Kam më pak arsye për t’i zvarritur gjërat që kanë rëndësi për mua
Unë jam një profesioniste e pavarur. Ndaj nëse nuk punoj, nuk paguhem. Prandaj, është e drejtë të thuhet se Facebook dhe Instagram po ndikonin negativisht në punën time, dhe guxoj ta them edhe mbi të ardhurat e mia. Dita ime e zakonshme e punës ishte pak e shumë kjo: kafe, kontroll i emaileve, nisja të shkruaja, kontrolloja Facebook-un, i përgjigjeshatelefonatave, kontrolloja Instagramin, vazhdoja të shkruaja, kontrolloja Facebook-un…
Pra çdo detyrë e lidhur me punën zvarritej për shkak të angazhimit me mediat sociale. Tani që llogaritë në to nuk janë më të aksesueshme, unë nuk kam më mundësi t’i kontrolloj ato. Ndaj arrij të bëj shumë më tepër punë, dhe kam kohë për të bërë punë shtesë, si p.sh. t’i përgjigjem më shumë emaileve, dhe të bisedoj me klientët e mundshëm. Gjithsesi, është një përvojë e vështirë, pasi dëshira për t’u rikthyer sërish më shfaqet disa herë në ditë, gjë që mund të jetë një shenjë se isha e ndërvarur nga përdorimi i mediave sociale.
Nuk më intereson çfarë bëjnë njerëzit e tjerë
Më vjen turp ta pranojë se më interesonte shumë të mësoja se çfarë po bënin të gjithë në rrethin tim shoqëror. Edhe nëse takoheshin vetëm për kafe apo kishin bërë check-in në kinema, pyesja veten se përse nuk isha në listën e të ftuarve, dhe do të filloja të ndihesha shumë e shqetësuar për të gjithë.
Injoranca është vërtetë lumturi. Por do të doja që këtë gjë ta kisha zbuluar më herët. Kur nuk jeni me ta, nuk ka asgjë veçanërisht të dobishme ose produktive të dish se çfarë po bëjnë njerëzit. Për momentin, nuk e kam as idenë më të vogël se çfarë po bëjnë njerëzit që njoh. Dhe e dini çfarë? As që më intereson. Unë jam duke u marrë me punët e mia, dhe ata po ashtu. A nuk ekzistonte jeta sociale edhe para rrjeteve sociale?
Njerëzit që kanë rëndësi për mua, më kontaktojnë ende
Frika ime më e madhe nga shkëputja përgjithmonë nga rrjetet sociale, ishte se nuk do të kisha asnjë mënyrë për të mbetur në kontakt me njerëzit përreth meje. Nga ngjarjet tek grupet, Facebook ofron një mënyrë shumë të lehtë për të qëndruar në kontakt me rrethet tuaja sociale. Kisha përshtypjen se nëse nuk do të kisha më një profil, do ta kisha të vështirë tëruaja marrëdhëniet e mia, dhe do të isha gjatë gjithë kohës jashtë ciklit figurativ. Fatmirësisht, asgjë nuk mund të ishte më larg të vërtetës. Miqtë e mi dhe anëtarët e familjes që kanë më shumë rëndësi për mua, u përshtatën shumë shpejt me ndryshimin.
Meqë nuk arrita të bëja njoftimin e madh “Unë po largohem nga Facebook!”, disa prej tyre me kontaktuan shumë shpejt për të mësuar se çfarë më kishte ndodhur. Në dy javët e fundit, kam pasur më shumë tekste dhe mesazhe se kurrë më parë. E vërteta është se Facebook-u nuk krijon miqësi; është thjesht një platformë. Kur ta braktisni, njerëzit që kanë rëndësi do të jenë ende aty.
Ftesat që marr janë më të sinqerta
Sa shumë ftesa përmes Facebook që merrja dikur! Të ftoheshe në klube e grupime të tëpafundme çdo ditë ishte rraskapitëse. Shumicën e kohës, këto ftesa nuk ishin kërkesa të sinqerta për pjesëmarrjen time, por një mënyrë për të rritur numrat në faqet e ngjarjeve apo për të shitur bileta para kohe. Sot nuk më mungojnë ftesat për aktivitete të ndryshme, madje ato janë plotësisht të sinqerta.
Ndihem e lirë ta jetoj momentin
Nuk e kisha kuptuar më parë, por në disa aspekte, unë e jetoja jetën time për hir të rrjetevesociale. Kur dilja për të ngrënë me miqtë ose familjen, bëja gjithmonë një pauzë për t’i bërë një foto ushqimit të shpejtë që po hanim për ta hedhur në Instagram. Sa herë që takoja dikë për të biseduar, do të përdorja Facebook-un për të në check–uar në cilindo bar apo kafene që frekuentonim.
Historia ime në Instagram, ishte vazhdimisht plot me video dhe foto që dokumentonin jetën time të përditshme. Ishte një varësi, një sëmundje. Tani që nuk jam më e detyruar tëpërditësoj jetën time, gjërat janë pak më ndryshe. Unë ulem për të ngrënë një vakt diku, dhe shoh se si duket pjata për veten time, dhe për askënd tjetër.
Takohem dhe bisedoj me miqtë e mi realisht. Bëj gjëra dhe i shijoj ato pa e menduar fare se sa bukur do të duken në Story-n tim në Instagram. Është çliruese në një mënyrë që nuk e kisha menduar kurrë se mund të ishte, dhe të paktën tani për tani, e dua faktin që po e jetoj jetën time për kënaqësinë time, dhe jo për mediat sociale. / “Reader Digest” – Bota.al