“Nga ora dhe dita kur lindim, duhet të varet një ngjarje e ardhshme, që në realitet është frut i zgjedhjeve tona si dhe kushteve të tjera të pafundme përreth. Në absurditetin e vet, ky besim shfaq të gjithë dëshirën tonë të panginjshme për siguri: duam pra, që e ardhmja jonë të jetë shkruar diku”
Ndër të gjitha format e besimit te magjikja, horoskopi është mbase më jetëgjati. Pse?
“Yjet dhe qielli kanë udhëhequr lundërtarë dhe migrantë për shekuj të tërë, duke u shpëtuar jetën. Prej këtu kanë lidnur simbole dhe shenja që supozohej se kushtëzonin fatin tonë”, thotë Telmo Pievani, astrolog. Por jo vetëm kaq: qielli është gjëja më magjepsëse dhe misterioze që ekziston. “Në një farë kuptimi, ai i flet njeriut në çdo epokë dhe është gjithmonë një shikim larg”.
Astrologjia e shekullit XXI është tashmë thjesht diçka më shumë se një lojë sociale, e megjithatë ajo i mahnit astrologë dhe sociologë. “Nga ora dhe dita kur lindim, duhet të varet një ngjarje e ardhshme, që në realitet është frut i zgjedhjeve tona si dhe kushteve të tjera të pafundme përreth”, vazhdon Pievani.
“Në absurditetin e vet, ky besim shfaq të gjithë dëshirën tonë të panginjshme për siguri: duam pra, që e ardhmja jonë të jetë shkruar diku”.