Nga Katja Lihtenvalner
“Kroacia nuk ka pasur ndonjëherë nevojë për mbrojtjen e Zotit se sa tani”– thotë pediatrja Nada Jurinçiç gjatë fjalimit që mban para një turme njerëzish në Trg Bana Jelacica. Më 24 shtator, një protestë masive mblodhi njerëz nga i gjithë rajoni në sheshin kryesor të Zagrebit.
Mjekja e nisi fjalimin e saj me një sloganin nacionalist “Zoti dhe kroatët!” (Bog i Hrvati!), përpara se të sulmonte masat e autoriteteve të shëndetit publik si “krime të kryera si pjesë e plan-betejës së koduar me emrin Covid-19”, duke shtuar se pandemia është një gënjeshtër. Sipas Jurinçiç autorët e kësaj gënjeshtre janë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Partia Komuniste Kineze. Ajo e mbylli fjalimin e saj me fjalët “Jemi në luftë!”. Fjalimi i saj ështëparë mbi 90.000 herë në Youtube, por klikimet janë më shumë sesa kaq po të llogariten edhe platformat e tjera.
Protesta u quajt “Festivali i Lirisë” dhe u organizua nga nisma “Të Drejtat dhe Liritë” (Prava i slobode), themeluar në vitin 2020 si kundërpërgjigje ndaj masave rreth Covid-19 në Kroaci. Protesta të ngjashme po mbahen edhe në vende të tjera të rajonit. Madje disa, si ato në Slloveni, janë bërë të dhunshme.
Gjatë protestave nga kundërshtarët e vaksinave në të gjithë rajonin, pjesëmarrësit i fajësojnë shpesh mediat. Sociologu serb, Aleksej Kishjuhas, i përshkruan përfaqësuesit e kësaj lëvizje në rajon si “individë me bindje përgjithësisht të djathta”.
“Ata i shohin vaksinat si një lloj ndërhyrjeje të panatyrshme apo të ndyrë nga fuqitë e mëdha dhe korporatat liberale të botës, ndërsa trupin e tyre e konsiderojnë si një tempull”– thotë sociologu. Si rajon, Ballkani ka një nga shkallët më të ulëta të vaksinimit kundër Covid-19 në Evropë.
Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, janë në nivelin midis 40 dhe 50 për qind; Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova midis 30–40 për qind; Shqipëria është thuajse në 30 për qind dhe Bosnje Hercegovina nuk ka arritur të vaksinojë ende as 20 për qind të popullatës.
Ndonëse Facebook dhe platformat e tjera të mediave sociale, kanë promovuar me krenari dhe publikisht strategjinë e tyre të moderimit të përmbajtjes, me synim për reduktimin e keq-informimit rreth Covid-it, një raport i brendshëm i Facebook, i zbuluar kohët e fundit paralajmëronte se “ndërsa aftësia jonë për t’i zbuluar komentet e hezituesve ndaj vaksinës nëgjuhën angleze është e dobët, nuk ekziston fare në gjuhët tjera”.
Në mbarë rajonin, idetë kundër vaksinës dhe teoritë konspirative rreth Covid-it gjejnë njëterren pjellor në mediat sociale, të cilat kanë pak sanksione apo moderim. Një nga llojet e platformave ku përhapen këto ide është kanali Bujica në Youtube, që ka mbi 50 mijë ndjekës.
Udhëheqësi i kanalit, Velimir Bujaneç, është një personazh publik i ekstremit të djathtë, me një dosje kriminale në Kroaci për zotërim kokaine. Po ashtu gjatë viteve 1990 ai ështëfotografuar i veshur me uniformë naziste.
Bujaneç e intervistoi Nada Jurinçiç për një nga emisionet e tij, që i verifikuar nga media kroate “Faktograf”, kishte një sërë pretendimesh të rreme. Por siç ndodh shpesh, artikulli i verifikimit të fakteve merr shumë më pak shikime sesa mbi 200.000 shikimet që morën pretendimet e rreme.
Një figurë tjetër e njohur në mesin e kundërshtarëve të vaksinave në rajon është Semir Osmanagiç, një “hulumtues shpirtëror” boshnjak, që pretendon se Majat ishin pasardhëse të një race alienësh nga hapësira, dhe se Hitleri u arratis pas Luftës së Dytë Botërore në një bazë nëntokësore në Antarktidë.
Osmanagiç u shfaq përmes një video në protestën e Zagrebit, në të cilën ai bëri paralele midis persekutimit të hebrenjve nga Gjermania naziste dhe masave kundër Covid-19. Pretendimi se kundërshtarët e vaksinave janë sot hebrenjtë e dikurshëm, që përjetuan diskriminim nën Gjermaninë naziste, është një ligjërim i shpeshtë në diskursin ndërkombëtar të kësaj lëvizjeje
Ai është më i njohur si krijuesi dhe nxitësi i teorisë, sipas së cilës një sërë kodrash në Visoko të Bosnjes, janë pjesë e kompleksit piramidal 12.000-vjeçar të krijuar nga njeriu. Edhe pse nuk ka prova arkeologjike për këtë pretendim, zbulimi i supozuar është shndërruar tashmë nënjë atraksion të madh turistik.
Osmanagiç pretendon se piramidat e supozuara në Visoko, kanë efekte shëruese ndaj koronavirusit. Pretendimet e tij u nxitën nga vizitat e spikatura të personazheve të famshëm, si ylli serb i tenisit dhe skeptiku i vaksinave, Novak Xhokoviç, që shkoi atje në vjeshtën e vitit 2020.
Bosnja ka shkallën më të ulët të vaksinimit kundër Covid-19 në Evropë, dhe një nga shkallët më të larta të vdekjeve nga kjo sëmundje në raport me popullsinë. Por lëvizja më ekstremiste kundër vaksinimit në rajon ndodhet në Slloveni, ku në fillim të këtij viti u zhvilluan protesta të dhunshme.
Ato u nxitën nga vdekja e një vajze 20-vjeçare nga hemorragjia në tru, që dyshohet se ishte shkaktuar nga vaksina e Johnson&Johnson. Rreth 10 mijë njerëz u mblodhën në Lubjanë, marshuan në qendër të qytetit, dhe bllokuan daljet e autostradave. Qeveria reagoi duke vendosur kufizime edhe më të forta mbi të drejtën e tubimeve publike.
Përkundër fillimit të vonë, Kosova i ka arritur së fundmi vendet fqinje, sa i përket shkallës së vaksinimit kundër Covid-19. Por pavarësisht sukseseve të fundit, protestat dhe komplotet kundër vaksinave po përhapen edhe atje. Një person i zëshëm në botën online në Kosovëështë Arianit Sllamniku, një mësues i gjuhës gjermane.
“Unë dhe familja ime i nisëm protestat ,sepse nuk u pajtuam me vendimin e qeverisë për hapjen e palestrave dhe kafeneve, dhe jo të shkollave”– tha Sllamniku. Ai nisi të protestojë në shtator, dhe që atëherë ka udhëhequr 3 protesta, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka pasur njëpjesëmarrje të madhe.
Kohët e fundit Facebook bllokoi profilin e Sllamnikut për 10 ditë, për shkak të shpërndarjessë postimeve lidhur me vaksinat, që shkelin politikat e saj mbi keq-informimin. Gazetarja kosovare Valjeta Kosumi, sheh një problem të madh me rrjetet sociale.
“Mediat sociale, luajnë rol të madh kur bëhet fjalë për teoritë e konspiracionit rreth vaksinës,dhe vendimit të njerëzve për t’u mos u vaksinuar”– thotë ajo. Kosumi shton se dy teori të shpeshta konspirative kanë të bëjnë me mikroçipet që supozohet se përmbajnë vaksinat, dhe besimin se vaksinat ndikojnë negativisht tek fertiliteti.
Youtube njoftoi së fundi se do t’i fshijë videot dhe kanalet që lidhen me përmbajtjen kundër vakinave. Por sfidat që po has Facebook, për të menaxhuar përmbajtjet që nuk janë në gjuhën anglee, e vënë në dyshim nëse ky vendim do të ketë efekte në rajon.
Pasi është bllokuar disa herë, Sllamniku ka nisur të mendojë që të bëhet pjesë e platformavetë tjera të rrjeteve sociale. “Telegram është një nga platformat e tjera alternative, që nuk ka kufizimet e Facebook apo Twitter”– thotë ai.
Marrë me shkurtime nga “Internazionale” – Bota.al