Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar mekanizmin e thinjes së flokëve, i cili mund të ndihmojë në zhvillimin e një trajtimi për të ndryshuar qelizat, në mënyrë që të zhbëjë ose të paktën ta ndalë këtë proces. Një studim i ri sugjeron se me kalimin e viteve qelizat staminale mund të bllokohen dhe të humbasin aftësinë e tyre për të maturuar dhe ruajtur ngjyrën e flokëve.
Disa qeliza burimore – të cilat janë në gjendje të zhvillohen në shumë lloje të ndryshme qelizash – kanë një aftësi unike për t’u zhvendosur midis ndarjeve në folikula. Dhe me kalimin e moshës, ato e humbasin aftësinë për të lëvizur, gjë që sjell shfaqjen e thinjave.
Hulumtimi u fokusua tek qelizat në lëkurën e minjve. Po ashtu edhe tek qelizat staminalemelanocite, McSCs. Shkencëtarët e udhëhequr nga studiues të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut, thonë se nëse gjetjet e tyre vlejnë edhe për njerëzit, kjo mund të krijojë me gjasë mundësinë për të rikthyer në drejtimin e kundërt procesin ose për tëparandaluar thinjat.
Autori kryesor i studimit, Qi Sun, post–doktorant në Universitetin e Nju Jorkut tha:“Mekanizmat e sapo-zbuluar e rrisin mundësinë që i njëjti pozicion fiks i qelizave burimore të melanocitevemund të ekzistojë edhe tek njerëzit. Nëse është e vërtetë, kjo paraqet një rrugë të mundshme për të prapësuar ose parandaluar thinjen e flokëve të njeriut, duke i ndihmuar qelizat e bllokuara qëtë lëvizin sërish midis ndarjeve të folikulave të flokëve në zhvillim”.
Ngjyra e flokëve kontrollohet nga fakti nëse grupet e vazhdueshme të McSCs brenda folikulavetë flokëve, marrin sinjalin për t’u bërë qeliza të pjekura që të bëjnë pigmentet proteinikepërgjegjëse për ngjyrën. Studiuesit zbuluan se gjatë rritjes normale të flokëve, qelizat rrotullohen vazhdimisht midis ndarjeve të folikulit të flokëve në zhvillim.
Pikërisht brenda këtyre ndarjeve janë të ekspozuar McSC-të ndaj sinjaleve që ndikojnë në pjekurinë. Studiuesit zbuluan se ato transformohen midis gjendjes së tyre më primitive të qelizave burimore dhe fazës tjetër të maturimit të tyre në varësi të vendndodhjes së tyre.
Sipas gjetjeve të studimit, ndërsa flokët plaken, bien dhe më pas rriten në mënyrë të përsëritur, një numër në rritje i McSC-ve ngecin në ndarjen e qelizave burimore, të quajtur ‘fryrja’ e folikulit të flokëve, ku ato ngecin. Një nga ekspertët e studimit, Majumi Ito thotë:”Është humbja e funksionit të ngjashëm me kameleonin në qelizat burimore të melanociteve, ajo që mund të jetë përgjegjëse për thinjat dhe humbjen e ngjyrës së flokëve”.