Shprehja i referohet dikujt që ka një kujtesë të jashtëzakonshme. Ky mendim për elefantët ka ardhur nga vëzhgimet dhe studimet që kanë treguar se këto kafshë kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur mend. Për shembull, sipas Charles Foley nga Wildlife Conservation Society, elefantët mbajnë mend për gjithë jetën vendndodhjet e burimeve të ujit dhe ushqimit.
Femrat, që zakonisht drejtojnë tufën, përdorin këtë kujtesë për të çuar grupin drejt burimeve të jetës. Sipas disa studimeve, elefantët kujtojnë edhe keqtrajtime dhe madje mund të hakmerren ndaj atyre që i kanë dëmtuar, duke shpjeguar disa sulme të papritura në disa raste. / bota.al