Uri Geller, një psikolog izraelit, ka pohuar se ai ka ndihmuar CIA-n me hetimet e tyre ndaj vrasjes së John F Kennedy dhe se ai ka bërë zbulime ‘tronditëse’ rreth vrasjes së tij.
Psikologu 70-vjeçar thotë se ai ishte punësuar nga një agjent i CIA-s në Mexico City për të hetuar nëse Lee Harvey Oswald kishte vepruar vetëm ose kishte bashkëpunëtorë, kur ai vrau Presidentin John F. Kennedy në vitin 1963.
Geller pretendon se ai madje u takua me Zonjën e Parë Jackie Kennedy në apartamentin e saj në Nju Jork për ta informuar atë për informacionin që ai zbuloi.
Geller gjithashtu shtojë se e bëri publike përfshirjen e tij në hetim, pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të nxjerr në dritë mijëra dokumente që kurrë nuk kishin parë më parë për vrasjen e JFK.
L.R/Bota.al/