Bota

Pyetja 1-milionëshe: Si mund t’u shpjegohet fëmijëve Coronavirusi?

T’u shpjegosh fëmijëve se si një gjë e padukshme, virusi, mund të bëjë aq shumë dëm nuk është një gjë e lehtë. Ajo që nuk duhet bërë është të heshtësh. Duhet të jemi të sinqertë, të shpjegojmë se sëmundja në disa raste (personat më të dobët) mund të çojë në vdekje, por që në pjesën dërrmuese të situatave ajo shëron.

Tek fëmijët e vegjël virusi mund të përshkruhet si një përbindësh i vogël brenda trupit që lufton kundër ushtrisë sonë mbrojtëse dhe që ilaçet janë armë shtesë që ndihmojnë në këtë betejë trupin tonë.

Fëmijëve pak më të rritur u duhet bërë e qartë se numrat për të cilët ne flasim janë shumë të vogla, ne jemi qindra infeksione në krahasim me një popullsi prej dhjetëra miliona njerëzve. Dhe për të qenë optimistë, një “mos u mërzit, do ia dalim” duket pak, por mund t’u japë forcë të madhe fëmijëve.

Leave a Reply

Back to top button