Rubrika: Histori magjepsëse me mbretër të lashtësisë
Dushianta ishte një mbret i rëndësishëm në traditën mitologjike indiane, por historia e tij nuk mund të tregohet pa rrëfyer më parë origjinën e nuses së tij, Shakantula. Një mbret i madh me emrin Kaushika po përpiqej të formonte një përsosmëri spirituale duke hequr dorë nga jeta tokësore, por Indra (mbreti i perëndive në Hinduizëm) ndihej i kërcënuar nga kjo dëshirë e tij, dhe kështu dërgoi një grua shumë të bukur me emrin Menaka, që ta shpërqëndronte nga objektivi i tij. Plani i INdras funksionoi dhe shumë shpejt, të dy patën një vajzë që e quajtën Shakantula, por fatkeqësisht ata e braktisën që fëmijë. Vajza e vogël u adoptu nga një plak i urtë me emrin Kanva dhe u rrit në shtëpinë e tij prej druri në pyll.
Një ditë, kur vajza ishte rritur shumë, mbreti Dushyanta po gjuante në pyll dhe u takua me të. Dushyanta ra menjëherë në dashuri me gruan e re dhe i kërkoi që të martoheshin. Fatkeqësisht, babai që e kishte adoptuar nuk ishte në shtëpi dhe ajo donte bekimin e tij për martesën. Mbreti ia doli ta bindë që të vazhdonin me martesën, duke i thënë se mund të përdornin pemët si dëshmitare për bashkimin e tyre.
Pas martesës, mbreti tha se nuk ndihej mirë që të martohej me të pa marrë bekimin e të atit, kështu që e la (ndonëse qëndroi aq kohë me të sa ta linte shtatzënë). Mbreti nuk u kthye kurrë, dhe familja mendoi që ai nuk do e mbante kurrë fjalën. Djalit ia vunë emrin Bharata dhe vazhduan me jetën e tyre.
Por duke u rritur, djali nisi të pyesë për babanë e tij, dhe Shakantula më në fund doli nga pylli dhe shkoi të kërkojë mbretin. Kur e gjeti dhe u përball me Dushyantën, ai bëri sikur nuk e njohu. Kur ajo i tha se dëshmitare kishin qenë pemët, ai dhe oborri i tij u talën me fjalët e saj. Ndërkohë që ajo po bëhej gati të largohej e zemëruar, qielli u hap dhe zëri i një prej perëndive i tha Dushyantës që të merrte përgjegjësinë për djalin e tij dhe gruan që ishte martuar. Duke mos dashur të zemëronte një fuqi hyjnore, mbreti më në fund pranoi SHakantulën si edhe Bharatën si djalin e tij.