Covid19

Rikthimi në normalitet, Britania do të rihapë ngadalë dhe me kujdes me ekonominë

Qeveria britanike dëshiron të rihapë ngadalë dhe me kujdes me ekonominë, tha ministri Robert Jenrick.

Kanë kaluar gati shtatë javë që kur Boris Johnson u kërkoi britanikëve që të qëndronin në shtëpi me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur ekonominë.

“Mesazhi … i qëndrimit në shtëpi tani duhet të azhurnohet, ne duhet të kemi një mesazh më të gjerë sepse duam të rindizim ngadalë dhe me kujdes ekonominë dhe vendin,” tha ministri Sky News.

Jenrick tha se lehtësimi i bllokimit do të ishte i kushtëzuar nga mbajtja nën kontroll e përhapjes së virusit, dhe nëse shkalla e infeksionit fillon të rritet në disa zona, mund të vendosen masa më të rrepta./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button