Your Life

“Rinia e sotme do të punojë, por sistemi i punësimit është dëmtuar nga pronarë që duan tëpërfitojnë”.

“I nxitur nga një njoftim në vitrinë, ku shkruhej “Kërkohet shitëse me dëshirë për të punuar”, hyra nëdyqan për t’u interesuar për vajzën time. Fola me pronaren dhe më tha që dëshira për të punuar nënkuptonte të punoje nga e hëna në të shtunë në oraret 07:30 – 13:30 dhe më pas në oraret 16:00 – 21:00, ndërkohë që të dielën të punoje gjysmën e ditës (pra pa asnjë ditë pushimi, sepse sipas pronares mjaftonte gjysëm dite pushimi). Ditë pushimi kishin vetëm 3 ditë në verë dhe pagesa ishte 500 euro në tre muajt e parë të provës, më pas bëhej 750 euro gjithmonë në rast se e kaloje provën. Duke qenë se pronarja nuk donte të paguante shumë siguracione, kontrata ishte sikur të punoje 20 orë në javë, pra sikur bëje njëpunë part time dhe një pjesë të pagesës e merrje në dorë. Bukur, kush ka dëshirë për të punuar me këto kushte?”. – C. Nigro

Ky është një nga problemet më të hasura në ditët e sotme. Punë ka, mund të gjesh, por ka njerëz negativëqë duan të përfitojnë mbi krahët dhe mundimin e të tjerëve. Rinia e sotme nuk është dembele, dëshiron tëpunojë, por sistemin e punësimit e kanë dëmtuar pronarë të tillë që nuk paguajnë, që “i detyrojnë” tëfirmosin kontrata jo të sakta pune dhe që nuk i derdhin siguracionet e duhura, pasi një pjesë të rrogës ua japin dorazi. Shprehem me “i detyrojnë”, sepse një i ri në vështirësi ekonomike, që ka nevojë urgjente për një punë, ndihet i detyruar të pranojë me këto kushte shfrytëzimi. Mendojmë se vetëm në vendin tonëekzistojnë raste të tilla, por jo. Ka kudo. Dhe pronarë të tillë janë njerëz aq të vegjël, sa “duan të nxjerrin dhjamë nga pleshti”.

Nëse hasni në raste të tilla, denoncojini. Mos mendoni se mbaruan vendet e punës. Do të gjeni një punëtjetër. Mos mendoni afatshkurtër duke pranuar kushte të tilla kundër kodit të punës, me mendimin se do tëpunoni për pak kohë, apo se deri në moshën e pensionit do të gjeni punë më të paguara. Jo, sado pak kohëtë punoni në një vend pune, punoni me dinjitet dhe kërkoni t’ju plotësohen të drejtat tuaja, ashtu siçpronarët ju kërkojnë t’i plotësoni detyrimet tuaja. Mos pranoni lekë në dorë, jo se në bankë do t’ju hidhen më shumë, por kështu pasuroni dikë tjetër mbi shpatullat tuaja që nuk ju paguan siguracionet e duhura. Bëhuni të aftët e vetes dhe kërkojini të drejtat tuaja.

Back to top button