Mistere

Rreshtimi i piramidave me Polin e Veriut

Ka shumë teori që qarkullojnë lidhur me rreshtimin e piramidave, veçanërisht Piramidën e Madhe. Të gjithë pajtohen se nuk mund të thonë me saktësi, se si ia dilnin egjiptianët e lashtë të ishin në gjendje që të ndërtonin Piramidën e Madhe me saktësi të tillë, në raport me drejtimet kardinalë. Boshti veri-jug i saj është në linjë me vetëm 0.15 gradë diference, me boshtin real veri-jug.

Egjiptianët e lashtë nuk e kishin yllin e Veriut si e kemi ne sot, si një udhërrëfyes për veriun e vërtetë. Një nga mënyrat e vetme që ata të ndërtonin piramidat me saktësi të tillë do të ishte përdorimi i algoritmeve komplekse. Këto algoritme do të kishin bërë punë, vetëm kur të afrohej solstici sezonal, kur shtrirja e Diellit të shihej më kollaj.

Për të komplikuar më tej procesin, ne duhet të marrim parasysh kushtet atmosferike, pengimin e këndvështrimit, etj. Historikisht, nuk janë gjetur shënime për procesin e përdorur nga egjiptianët. Piramida e Madhe, e ndërtuar mijëra vjet më parë, është më e saktë në rreshtim, se sa ndërtesa moderne e Meridianit në Observatorin e Grinuiçit në Londër. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button