Covid19

Rreziku i varianteve, OBSH: Si të tregohemi më të zgjuar se koronavirusi?

Me ardhjen e sezonit të verës një numër i madh shtetesh i kanë relaksuar masat anti-covid për t’i dhënë një mundësi sektorit të turizmit që të “marrë frymë”. Megjithatë, OBSH paralajmëroi të mërkurën se koronavirusi e sidomos mutacionet e tij nuk mund të lufohen vetëm me vaksinën.

Agjencia e OKB për shëndetit bëri apel që maskat dhe distanca sociale të mos hiqen tërësisht.

Ndërsa, në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, OBSH tregon shkurt se si mund të tregohemi më të zgjuar se koronavirusi dhe ta shmangim.

Në postim citohet Dr. Maria Van Kerkhove:

Ne mund të tregohemi më të zgjuar se virusi që shkakton Covid, dhe se variantet. Le ta tejkalojmë. Le të mos i japim mundësinë që të infektojë të tjerë. Bëhuni super heroi i vetes tuaj:

-laj duart

-hap dritaret

-mbaj maskë

-mbaj distancën fizike

-kollitu/teshti duke vendosur bërrylin në fytyrë

Back to top button