Bota

Rritet tensioni, anijet dhe avionët francezë pozicionohen në anën greke në Egje

Egjeu Lindor nuk po gjen qetësi dhe duket se situata është nxehur shumë gjatë orëve të fundit.

Franca i është përgjigjur Turqisë duke dërguar në zonë një “task forcë” me anije dhe avionë, të cilat tashmë janë duke kryer stërvitje ushtarake me marinën dhe forcat ajrore greke pikërisht në zonën ku ndodhen anijet turke.

Mediat greke raportojnë se “task forca” e Francës përbëhet nga helikoptermbajtësja “Tonnerre” dhe fregata “La Fayette”. Stërvitjes i janë bashkuar edhe disa anije ushtarake greke, raporton abcnews.al.

Ndërkohë, në stërvitje janë duke marrë pjesë edhe dy avionë të avancuar francezë “Rafale“, të cilët më pas do të pozicionohen në ishullin e Kretës.

Prej disa ditësh, një flotë turke e përbërë prej anijeve ushtarake si edhe tre anije kërkimore janë duke kryer kërkime për gaz në zonën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, për të cilën Greqia pretendon se i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike të saj. /abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button