Covid19

Rumania gati ti japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, tashmë theksi vihet te ”vigjilenca”

Rumania nuk do të zgjasë më tej gjendjen të jashtëzakonshme por do të përfundojë pikërisht kur ishte planifikuar, në 15 maj. Megjithatë, qeveria do të imponojë një “gjendje vigjilence” duke lejuar një lehtësim modest të kufizimeve, tha Presidenti Klaus Iohannis.

“Fatkeqësisht kjo epidemi nuk ka kaluar ende. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të jemi shumë të kujdesshëm në vazhdim,” tha Iohannis, duke shtuar se disa kufizime u hoqën, teksa theksoi se njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në grupe më të mëdha se tre.

Takimet në natyrë apo shtëpi janë akoma të ndaluara, shtoi ai./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button