Bota

Rusia do t’i kundërpërgjigjet NATO-s!

Screen Shot 2015-06-15 at 19.31.26

Një plan i qeverisë amerikane për të vendosur tanke dhe armë të rënda në vendet e NATO-s në kufi me Rusinë do të ishte hapi më agresiv nga Pentagoni që prej Luftës së Ftohtë,  ka thënë një zyrtar i mbrojtjes ruse.

SHBA ka deklaruar se do të mbajë armët në territorin e aleatëve të saj, për të siguruar qeveritë,  të cilat janë të frustruara dhe thonë se NATO nuk  ka bërë sa duhet për të penguar Rusinë.

“Nëse pajisje të rënda ushtarake amerikane, duke përfshirë edhe tanke, bateri artilerike dhe pajisje të tjera shkojnë me të vërtetë e Evropës Lindore dhe vendet balltike, ky  do të jetë hapi më agresiv nga Pentagoni dhe NATO që nga Lufta e Ftohtë”, pohoi  zyrtari i ministrisë së mbrojtjes ruse, Gjenerali Yuri Yakubov.

“Nëse ndodh kjo Rusisë nuk  i mbetet opsion tjetër, përveçse të organizohet dhe t’i kundërpërgjigjet me burimet e saj frontin  Perëndimor” u shpreh gjenerali për  agjencine e lajmeve Interfax.

Reagimi i Rusisë mund të përfshijnë dërgimin e raketave në enklavën ruse të Kaliningradit ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë. Ajo gjithashtu do të rrit numrin e trupave në Bjellorusi, tha Yakubov.

“Duart tona janë krejtësisht të lira për të organizuar kundërpërgjigje ndaj Natos, dhe të forcojmë kufijtë tanë perëndimore,” shtoi ai.

SHBA tha se donte të kishte pajisje të mjaftueshme për 150 ushtarë në Lituani, Letoni dhe Estoni.

Furnizimet shtesë për 750 ushtarë do të dërgohen në Poloni, Rumani, Bullgari dhe ndoshta edhe ne  Hungari./j.h/TemA

Leave a Reply

Back to top button