Rusia vazhdon të tregojë muskujt në konfliktin e Ukrainës. Gjatë natës Moska ka urdhëruar befasisht stërvitje të reja për flotën e Detit Kaspik, ku po marrin pjesë 600 ushtarakë dhe 40 njësi speciale. Marina ruse po ushtrohet gjithashtu në mbrojtjen e brigjeve në rast të një sulmi të mundshëm nga deti. Edhe flota në Detin e Zi, e vendosur në Krime, ka nisur sot stërvitje të reja që do të zgjasin deri nesër.
Less than a minute