Motivuese

“Sa kushton një mrekulli?”. Do të emocionoheni nga kjo histori reale tepër prekëse

Kjo është historia e vërtetë e një vajze tetëvjeçare, e cila e dinte se dashuria mund të bënte mrekulli. Vëllai i saj i vogël ishte i destinuar të vdiste nga një tumor në tru. Prindërit e tyre ishin të varfër, amakishin bërë gjithçka për ta shpëtuar, duke shpenzuar të gjitha kursimet e tyre.

Një mbrëmje, babai i tij i tha nënës së fëmijëve me lot në sy: “Nuk duroj dot më, e dashur, mendoj se ka mbaruar çdo gjë. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë tashmë djalin tonë“.

Vogëlushja, e mërzitur pamasë, e kishte dëgjuar bisedën e prindërve në cepin e dhomës. Ajo vrapoi në dhomën e saj, theu derrkucin me kursimet e mbledhura dhe, pa bërë zë, shkoi në farmacinë më të afërt. Atje priti me durim radhën e saj, më pas shkoi në banak, qëndroi në majë të gishtave dhe, përballë farmacistit të habitur, i vendosi të gjitha monedhat në banak.

“Për çfarë i ke këto lekë? – e pyeti farmacisti. – Çfarë mund të bëj për ty?”

Janë për vëllain tim të vogël, është shumë i sëmurë dhe kam ardhur të blej një mrekulli”.

Çfarë po thua?” mërmëriti farmacisti.

“Emri i tij është Andrea, dhe ka diçka që po i rritet brenda kokës. Sot babi i tha mamit se gjithçka mbaroi, se nuk ka asgjë për të bërë më shumë dhe se do të duhej një mrekulli për ta shpëtuar. E kupton? Unë e dua shumë vëllanë tim të vogël, prandaj mora të gjitha kursimet e mia dhe erdha të blej një mrekulli. – shpjegoi vogëlushja duke qarë.

Farmacisti bëri një buzëqeshje të trishtuar dhe i tha: “E vogla ime, këtu nuk shesim mrekulli”.

“Por nëse këto para nuk mjaftojnë, mund të punoj shumë për të gjetur më shumë. Sa kushton një mrekulli?”, – i tha vajza gati në lutje.

Në farmaci ishte dhe një burrë elegant i gjatë, me pamje shumë serioze, i cili dukej i interesuar për bisedën e çuditshme. Farmacisti shtriu krahët i hidhëruar. Vajza e vogël, me lot në sy, filloi të mblidhtemonedhat e saj. Burri ndërkohë shkoi drejt saj.

“Pse po qan, zemër, cfare problemi ke?”– e pyeti ai.

“Farmacisti nuk do që të më shesë një mrekulli dhe as të më tregojë sa kushton… Është për vëllanë tim të vogël Andrean, që është shumë i sëmurë. Mami thotë se do të duhej një operacion, por babi thotë se kushton shumë dhe ne nuk mund të paguajmë dhe se duhet të ndodhë një mrekulli për ta shpëtuar. Prandaj solla gjithçka që kam kursyer për ta blerë mrekullinë – i shpjegoi vajza e vogël.

“Sa ke mbledhur ti?”

“Një dollar dhe njëmbëdhjetë cent … Por, e dini çfarë?shtoi ajo me një zë të ulët,Unë ende mund të gjej diçka”.

Burri i tha duke buzëqeshur : “Shiko, nuk mendoj se është e nevojshme. Një dollar dhe njëmbëdhjetë cent është pikërisht çmimi i një mrekullie për vëllain tënd të vogël!”Me njërën dorë mori shumën e vogël dhe me tjetrën me butësi mori dorën e vogëlushes. Pastaj i tha:“Më ço në shtëpinë tënde, vogëlushe. Unë dua të shoh vëllain tënd të vogël dhe gjithashtu babin dhe mamin tënd dhe të shoh me ta nëse mund të gjejmë mrekullinë e vogël që të nevojitet.

Zotëria i gjatë, elegant dhe vajza e vogël dolën të kapur për dore nga farmacia. Ai njeri ishte profesori Carlton Armstrong, një nga neurokirurgët më të mëdhenj në botë. Andrea i vogël u operua, mundi të kthehej në shtëpi disa javë më vonë i shëruar plotësisht.

“Ky operacion” murmuriti nëna “është një mrekulli e vërtetë. Pyes veten se sa kushtoi …”

Motra e vogël buzëqeshi pa thënë gjë. Ajo e dinte se sa kushtoi mrekullia: një dollar dhe njëmbëdhjetë cent… plus, sigurisht, dashuria dhe besimi i saj se vëllai do t’ia dilte.

Back to top button