Thenie

“Sa më fort të punosh, aq më me fat do të jesh”. Thënie nga ish presidenti amerikan Gerald R. ForD

“Uroj të mos arrijë kurrë dita, që do të më duhet të pranoj se nuk kam bërë asnjë gabim”.

Ëndrra amerikane nuk iu ofrohet atyre që qëndrojnë në gjumë”.

“Thuaj të vërtetën, puno fort dhe shko në darkë në kohë”.

E vërteta është ngjitësi që e mban qeverinë të bashkuar”.

“Një qeveri që është mjaftueshëm e madhe për të të dhënë gjithçka, është mjaftueshëm e madhe edhe për të të marrë gjithçka që ke”.

Një thënie e vjetër thotë: “Sa më fort të punosh, aq më me fat do të jesh”. Më pëlqen shumë ky përkufizim i fatit”.

Historia dhe eksperienca na tregojnë se progresi nuk vjen në kohërat e rehatisë dhe vetëkënaqësisë, por në kohërat e sprovave dhe konfuzionit”.

Fëmijët e mi kanë folur gjithmonë për veten e tyre, që nga momenti që kanë mësuar të flasin. Këtë gjë e kanë bërë pa pasur paraprakisht një aprovim nga ana ime dhe shpresoj që një gjë e tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Për miliona meshkuj dhe femra, kisha ka qenë një spital për shpirtin, një shkollë për mendjen dhe njëdepozitë e sigurtë për idetë e moralshme”.

Unë nuk jam një shenjtor, dhe jam i sigurtë se kam bërë gjëra që mund t’i bëja më mirë, ose ndryshe, ose të mos i bëja fare. Kam lënë pa bërë edhe shumë gjëra që duhet t’i kisha bërë. Por unë besoj dhe shpresoj të kem qenë i ndershëm me veten dhe të tjerët, të kem qenë besnik ndaj miqve dhe i drejtë ndaj kundërshtarëve, si dhe të kem bërë më të mirën që kjo qeveri të funksiononte për të mirën e amerikanëve”.

Back to top button