Your Life

Sa më shumë plakesh, aq më tepër kërkon pranë vetes persona pozitivë….

“Sa më shumë plakesh, aq më tepër kërkon këpucë komode. Sa më shumë plakesh, aq më tepër kërkon pranë vetes persona pozitivë. Sa më shumë plakesh, aq më tepër kërkon të ushqehesh shëndetshëm, të shmangësh alkoolin, të ecësh më gjatë. Sa mëshumë plakesh, më tepër bëhesh përzgjedhës për njerëzit qëmban pranë dhe për gjithçka tjetër.

Sa më shumë plakesh, aq më pak mundohesh ta zbusësh vetminëduke mbajtur pranë njerëz negativë. Sa më shumë plakesh, aq më tepër mendohesh nëse do të qëndrosh në heshtje, nëse do tëflasësh, apo nëse do ta injorosh diçka. Sa më shumë plakesh, aq më shumë rëndësi u jep njerëzve dhe aq më pak gjërave.
Sa më shumë plakesh, aq më pak të pëlqejnë debatet, konfliktet, provokimet. Sa më shumë plakesh, aq më tepër dëshiron tëndihesh e lirë, të mos ta ndiejë për asgjë dhe ta jetosh nëmaksimum çdo moment të ditës. Sa më shumë plakesh, aq mëtepër e do veten, paqen dhe qetësinë”. – I. Zoe

Thuhet se kalimi i viteve sjell me vete pjekurinë, mençurinë dhe qetësinë. Kur kalojnë vitet, pra kur moshohesh, sigurisht bëheshmë përzgjedhës për njerëzit dhe situatat. Fillon të shmangesh nga situatat që të stresojnë dhe nga njerëzit që të falin negativitet. Fillon të kujdesesh më tepër për veten, për qetësinëmendore dhe t’i shmangësh sa më shumë të jetë e mundur problemet.

Kur moshohesh, fillon dhe shqetësohesh më tepër edhe për shëndetin fizik. Nuk konsumon më ushqime të pashëndetshme. Kujdesesh të gatuash vetë, të ecësh më shumë, të shmangësh ushqimet që i bëjnë dëm shëndetit tënd. Pra, kur moshohesh bëhesh padiskutim më i kujdesshëm për veten, për shëndetin fizik, mendor dhe social. Me moshën bëhesh padiskutim më i pjekur. Jo më kot shfaqen rrudhat në fytyrë. Ato tregojnë se sa shumë të ka mësuar koha dhe se si ato mësime i ke vendosur nëzbatim.

 

Back to top button